Konferenca Ndërkombëtare e Unitetit Islamik
Një konferencë ndërkombëtare e titulluar Uniteti Islamik Sipas Pikëpamjeve të Kur’anit dhe Haditheve është planifikuar të mbahet në Teheran, Iran, ditën e xhuma, të premtën, më 2 janar 2015.
Kulla Milad e Teheranit do të jetë mikëpritëse e konferencës, e cila është pjesë e Garave të Pesta Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Musliman.
Sekretari i Forumit Botëror për Afërsinë e Shkollave Islamike, Ajetullah Muhsin Araki do të jetë ndër referuesit kryesorë në këtë ngjarje.
Dijetari francez dhe përkthyesi i Kur'ani në frëngjisht, Jahja Bonnaud, gjithashtu, do të mbajë një kumtesë në konferencë.
Organizata e Akademikëve Iranian për Veprimtari Kur'anore bashkë me Universitetin Xhihadi, Qendra Akademike për Arsim, Kulturë dhe Hulumtime, janë organizatorë të Garave Kur’anore dhe të Konferencës.