İran

Tërë bota përfiton nga bisedimet bërthamore të Gjenevës

Ali Larixhani, Për qasjet armiqësore të disa vendeve, këto bisedime janë shumë të ndjeshme nga teknike, ligjore dhe nga pikëpamja politike.

Kryetari i  Kuvendit të Iranit (Mexhlisit) tha se marrëveshja bërthamore në Gjenevë është e dobishme për të gjithë njerëzit e botës .
     Sipas  agjencisë IRNA, duke iu referuar rëndësisë së bisedimeve bërthamore në Gjenevë për Iranin dhe botën, ndërmjet Iranit dhe 5 +1 fuqive botërore, Ali Larixhani, të martën, më 26 nëntor 2013, tha:

      Për qasjet armiqësore të disa vendeve, këto bisedime janë shumë të ndjeshme nga teknike, ligjore dhe nga pikëpamja politike.

      Duke vlerësuar udhëzimet e mençura dhe përkrahjen e udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe mbështetjen e vendit ndaj grupit negociator në arritjen e rezultatit të dëshiruar në bisedimet bërthamore, kryetari, Ali Larixhani, tha:

      ”Vendet shtypëse nuk kanë guxim dhe fuqi për të nisur ndonjë ofensivë kundër kombi iranian. ”
    Larixhani bëri thirrje për vazhdimësinë e kësaj lëvizje për në hapin e ardhshëm, si qëllim kryesor i bisedimeve, duke theksuar:

      Ashtu siç është e përcaktuar në dokumentin e fundit sanksionet do të hiqen.
       Duke vënë në dukje vërejtjet kundërthënëse të disa zyrtarëve perëndimorë se marrëveshja bërthamore ishte fryt i sanksioneve dhe presioneve, kryetari i Kuvendit Konsultativ Iranian tha:

  Kjo tregon moskuptimin e tyre dhe nuk do të ndalem këtu .
   Ai, gjithashtu, tha:

     Joefektiviteti i sanksioneve mbi vullnetin e kombit iranian, urrejtja e iranianëve ndaj qasjeve armiqësore të disa shteteve perëndimore, dhe zemërimi i kombeve rajonale për sjelljen mashtruese të këtyre shteteve, që zotërojnë armët më shkatërruese atomike, janë arsyet për tërheqje te perëndimorëve.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IRNA