Bahrein

Regjimi i Al – Khalifa shtyp vajtuesit e Imam Huseinit

Me fillimin e muajit Muharrem, njerëzit në Bahraini kanë intensifikuar protestat e tyre kundër regjimit të al – Khalifas.

Me fillimin e muajit Muharrem, njerëzit në Bahraini kanë intensifikuar protestat e tyre kundër regjimit të al – Khalifas. Ndërkohë, forcat e sigurisë të regjimit kanë përshkallëzuar goditjet e protestave paqësore, madje edhe i kanë sulmuar karavanët e vajtuesëve  të Imam Huseinit ( paqja qoftë mbi të ) në kryeqytet, Manama. Forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zëri, që kanë  shkaktuar lëndime dhe asfiksimin e një numri të vajtuesve, protestuesve. .
       Pas këtyre sulmeve,  lëvizja el - Vefak e Bahrejnit njoftoi se sulme të tilla nga forcat e sigurisë të al – Khalifas tregojnë politikën e regjimit dhe luftën e tij kundër lirisë fetare në vend. Deklarata e lëvizjes, gjithashtu, thotë se kjo nuk është hera e parë që regjimi e al – Khalifas sulmon vajtuesit e Imam Huseinit. Forcat e Sigurisë kanë marrë masa të tilla në vitet e fundit dhe kanë penguar qytetarët Bahrejnit nga mbajtja e ceremonive të zisë.
       Muaji i zisë, Muharremi, filloi të martën, më 5 nëntor 2013.
Regjimi i Al- Khalifas ka ndaluar mbajtjen e ceremonive fetare sidomos mbajtjen e zisë për Imam Huseinit në muajin e Muharremit.
       Të ndaluarit politikë në Bahrejn thonë se drejtuesit e burgut i kanë kërcënuar të arrestuarit për pasojat e tmerrshme që do të kenë në qoftë se ata mbajnë zi. Këta të burgosur vuajnë nga mungesa e masave përmirësuese dhe nga dhuna e personelit të sigurisë .
        Regjimi Bahrejnit ka rritur presionin mbi kundërshtarët dhe ka dënuar katër veprimtarë politikë me burg të përjetshëm, kurse gjashtë të tjerë deri në 15 vjet burg.
      Pas akteve të tilla të regjimit të al- Khalifas, Qendra e të Drejtave të Njeriut në Bahrejn lëshoi një deklaratë të martën, më 5 nëntor 2013, në të cilin ajo sulmoi regjimin dhe tha , Zyra e prokurorit publik nuk është e besueshme.
      Për më tepër, Qendra e të Drejtave të Njeriut në Bahjren, tha: Shumë prej revolucionarëve të burgosur në burgjet e regjimit janë ankuar kundër agresioneve të avokatëve, të prokurorit publik dhe bashkëpunimit me qendrën e tyre kriminale të vendit, që kërkojnë për të marrë deklarata shtrënguese dhe të pa vërteta.
      Si reagim ndaj masave të ashpra të qeverisë ndaj demonstruesve paqësorë dhe masave të sigurisë kundër kundërshtarëve, opozita Bahrejnit ka pezulluar pjesëmarrjen e saj në seancat e negociatave me regjimin e al- Khalifa, që prej muajit shtatorit të këtij viti.

      Në fjalimin e tij të parë,  pasi është thirrur dhe është marrë në pyetje nga forcat e sigurisë,  Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes al- Vefak, në Bahrejn,  Shejh Ali Salman,  theksoi:

      Qeveria e Bahrejnit duhet të dinë se negociatat duhet të lëvizin drejt një qëllimi të përcaktuar, por edhe pse  kaluan nëntë muaj nga negociatat, s’ka gjë të përcaktuar.”
      Në një intervistë me Radion Arabe të Republikës Islamike të Iranit, Transmetuar nga ( IRIB ), Ibrahim Madhun, një aktivist politik në Bahrejn tha se politikat shtypëse të al- Khalifas kundër revolucionit të Bahrejnit nuk mund të pengojnë lëvizjen e njerëzve të Bahrejnit. 
     Bahrejni ka qenë skenë e protestave paqësore popullore kundër qeverisë së vendit që nga viti 2011.
    Regjimi i këtij vendi ka zgjedhur shtypjen e protestave e cila ka çuar në më shumë se 140 të vdekur dhe qindra të plagosur deri tani.
     Populli i Bahrejnit kërkon ndryshime themelore dhe vendosjen e një sistemi popullor në vend.