Në Stamboll hapet shkolla e 15-të siriane
Ceremonia e hapjes në Kademun, që ka kuptimin Ne po vijmë, ka hapur dyert e saj në Esenxhurt, duke i dhënë shpresë qindra fëmijëve që i kanë shpëtuar luftës siriane për një të ardhme më të ndritshme.
Një shkollë e re për fëmijët sirianë hapi dyert e saj në Stamboll të enjten, duke i dhënë shpresë qindra fëmijëve të cilët u strehuan në Turqi nga lufta civile që ka e ka bërë vendin e tyre një thertore.
Kademun, fjalë arabe, që do të thotë Ne po vijmë, ndodhët në rrethin e Esenxhurt-it në kontinentin evropian, ku jetojnë rreth 50.000 sirianë, sipas të dhënave të komunës.
Ceremonia e hapjes u ndoq nga Kryetari i Partisë AK, Aziz Babuscu, dhe Kryetari i Esenxhurtit, Nexhmi Kadioglu. Studentët kënduan himnet kombëtare turke dhe siriane dhe hedhën valle.
Ndërtesa e shkollës një katëshe ka 18 dhoma mësimi dhe ku mund të strehohen deri në 1.200 nxënës. Aktualisht, janë 850 nxënës të regjistruar dhe 40 mësues. Kademuni do të funksionojë si një shkollë fillore, e mesme dhe e lartë, duke e bërë atë shkollën e 15-të siriane që hapet në Stamboll.
Nxënësit dhe mësuesit, të dy palët, në Kademun, ishin të lumtur që kthehen në sistemin arsimor.
Qëllimi im është që të bëhem një inxhinier dhe të rindërtojë vendin tim, tha 13-vjeçari, Muhammed Saar, i cili ka jetuar me nënën e tij dhe pesë vëllezërit e motrat, gjatë vitit të e kaluar, në Stamboll. Babai i tij u vra në Homs. Siri.
Unë ndihem shumë me fat që jam Turqi dhe unë jam i kënaqur që jam këtu në këtë shkollë, tha 17-vjeçari Leys Allaf. Unë lutem për ata që ndihmuan që të hapet kjo shkollë për ne.
Ajo që unë dua tani është që të diplomoi sa më shpejt të jetë e mundur dhe të shkojë në kolegj këtu në Turqi, shtoi Allaf, që dëshiron të bëhet një arkitekt.
Programi mësimor është i njëjtë si në Siri, tha Suher Abbas, menaxher administrativ në Kademun.
Kjo është padyshim e vështirë për t’i mësuar nxënësit, studentët, të cilët kanë përjetuar luftën dhe kanë humbur anëtarët e familjes, shtoi ajo. Me të gjitha gjërat e këqija që kanë ndodhur në vendin tonë, ne jemi të kënaqur që jemi në gjendje për t'i pajisur ata me arsim këtu.
Musenba Dijab, një mësuese 30 vjeçare e matematikës në Kademun, është gjithashtu shumë mirënjohëse për zyrtarët turq.
Ne jemi shumë të lumtur që kemi një shkollë të duhur këtu dhe për të vazhduar mësimin, tha Diyab. Unë ju falënderoj shumë.
Turqia ka mirëpritur refugjatët sirianë që prej fillimit të luftës civile që filloi që në muajin mars, 2011, ka pritur rreth dy milion sipas rregulloreve të mbrojtjes së përkohshme, të cilat ofrojnë një qëndrim të pakufizuar, qasje në kujdesin shëndetësor, publik dhe mbrojtje kundër kthimit me forcë.
Kostoja financiare e pranisë së tyre në tokën turke arriti në 4.500.000.000 dollarë, tha kohët e fundit, Ministri i Financave, Mehmet Shimshek.