Egjipti ka dënuar me burg 40-të përkrahës të Muhammed Mursit
Egjipti ka dënuar 40-të përkrahës të ish-kryetarit, Muhammed Mursi, me deri në 15 vjet burg, kështu tha një burim nga gjykata.
Një gjykatë penale në qytetin jugor egjiptian, në Asyut, të enjten dënoi dy mbështetësit e Muhammed Mursit me nga 15-të vjet burg secili, ndërsa pjesës tjetër u dënua me burgim duke filluar nga 1 deri në 10 vjet, sipas burimit.
Të pandehurit janë akuzuar për pjesëmarrje në aktet e dhunës në Asyut në vitin 2013, gjatë së cilës disa stacioneve të policisë, disa shitoreve, si dhe pesë kishave thuhet se iu vu zjarri.
Gjykata penale i liroi 61 përkrahës të tjerë të Muhammed Mursit, që pritnin gjykimin për të njëjtat akuza, shtoi burimi.
Egjipti ka përjetuar dhunë të pamëshirshme që nga koha kur Muhammed Mursi, kryetar i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, u përmbys në muajin korrik, 2013, në një grusht shteti ushtarak të udhëhequr nga Gjenerali, Komandanti i Ushtrisë, Abdel Fatah el-Sisi, presidenti aktual të Egjiptit.
Që atëherë, qeveria ushtarake e këtij shtetit të Afrikës së Veriut ka nisur një goditje të rëndë mbi mbështetësit e Muhammed Mursit, duke arrestuar mijëra anëtarë të Vëllazërisë Muslimane, duke përfshirë edhe udhëheqës të lartë të partisë.
Në muajin dhjetor, 2013, qeveria e instaluar ushtarake, gjithashtu, shpalli lëvizjen e Vëllazërisë Muslimane një grup terrorist dhe ndaloi të gjitha aktivitetet e saj.
Egjiptianët nisën një revolucion kundër regjimit të ish-diktatorit, Husni Mubarak, në muajin janar, 2011, i cili përfundimisht i dha fund sundimit të tij 30-të vjeçar në Egjipt, në muajin shkurt të atij viti.