India ka lansuar raketën e vet më të madhe
India të enjten ka lansuar me sukses raketën e vet më të madhe në orbitë, e cila ka transportuar kapsulën orbitare e cila do të mund të transportojë udhëtarë, ka publikuar agjensioni orbitar indian.
Kapsula e rëndë 3,7 tonelatë është lansuar në raketë nga ishulli jugor Sriharikota dhe me sukses prej saj është ndarë në lartësi prej 126 kilometra dhe më tej zbriti në Gjirin e Bengalit, ka publikuar organizata indiane për hulumtime hapësinore. Kapsula është dizajnuar për transportimin e ekuipazhit dy apo tre anëtarësh. Agjensioni shpreson se njerëzit e parë në hapësirë në kapsulë do të fluturojnë për 7 apo 8 vjet, dhe ka paralajmëruar edhe planet që gjer në vitin 2017 të dërgojë robot në Hënë.
“Lansimi i suksesshëm i GSLV Mk-III është edhe një sukses brilant i punës së rëndë të shkencëtarëve tanë”, ka shkruar në Twitter kryeministri indian Narendra Modi.
Raketa GSLV punon me gazin e lëngët i cili mbahet në temperaturat e ulëta, i cili është një sistem të cilin India për herë të parë e ka testuar në janar të këtij viti. Përveç kapsulës ajo do të mund të lansojë satelitë me peshë gjer në 4 tonelata në hapësirën kozmike.
Në shtator sonda indiane si e para nga ndonjë shtet aziatik, ka hyrë në orbitë rreth Marsit, në misionin i cili ka kushtuar afër 80 milion dollar. India është shteti i parë të së cilës i shkoi për dorë të bëjë lansimin nga përpjekja e parë.