Art

Irani do të publikojë Enciklopedinë e Qilimave Persian

Irani ka vendosur të publikojë Enciklopedinë e Qilimave Persian, ka njoftuar kryetari i Shoqatë së Qilimave Persian, Amir Hussein Chitsazian.

    

Enciklopedia është programuar që do të dalë vitin e ardhshëm kalendarik iranian (i cili fillon në muajin mars, 2015), tha Amir Hussein Chitsazian.

   

Libri do të përqëndrohet në dizajn, modelet, estetikë, njohuri teknike, menaxhim, ekonomi, tregti, histori, gjeografi dhe stilet e qilimave, shtoi zyrtari.

    

Projekti, i cili filloi pesë vjet më parë, do të shërbejë si një burim i besueshëm për hulumtuesit. 

  

Hartimi i enciklopedinë ka për qëllim të paraqesë një kuptueshmëri  më të mirë  për qilimat persian, si dhe një pamje më të plotë për industrinë.

   

Thurrja e qilimave është një nga manifestimet më të shquara të kulturës dhe artit persian, e cila daton nga Persia e lashtë.

   

Qilimat persiane shpesh shfaqën me modele gjeometrike të cilat janë një reflektim i ndikimit Islamik, edhe pse shumë qilima persian paraqesin skena natyrore të florës dhe faunës.

    

Rreth 1.2 milion janë endës të qilimave në Iran, që endin qilima për tregjet e brendshme dhe të eksportit ndërkombëtar. 

    

Irani eksporton qilima në të paktën 70 vende në botë. Ekspertët ia atribuojnë një treg gjithnjë e më fitimprurës për qilimat persian në mbarë botën në cilësi, ngjyra e tyre dhe dizajn.

    

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania janë destinacionet kryesore për qilimat persian, pastaj vijnë nga Japonia, Libani dhe Katar.