Kulturë

Botohet në Bullgari libri ”Udhëpërshkrimi” nga Evlija Çelebi

Studiuesit, hulumtuesit e përshkruajnë “Udhëpërshkrimin” (Sejahatnamen) si udhërrëfyes për historianët që hulumtojnë në historinë e Ballkanit dhe stilin e qeverive gjatë shekujve të fundit 

  

Udhëpërshkruesi osman i njohur në tërë botën, libri i tij legjendar “Udhëpërshkrimi” (Sejahatname), Evlija Çelebi, në të cilën ai i përshkruan vendet që i ka vizituar, u botue në Bullgari pas 41 vjetësh. Për herë të parë është përkthyer në gjuhën bullgare në vitin 1973, “Udhëpërshkrimi” (Sejahatname) publikohet për herë të dytë për dashamirësit e librit nga Shtëpia Botuese Dogu-Bati.

   

Ministri Arsimit i Bullgarisë, Todor Tanev, mori pjesë në përurimin  në Ambasadën Turke në Sofia me disa zyrtarë të lartë.  “Udhëpërshkrimi” (Sejahatname) ka rëndësi të madhe për historianët bullgarë. 

    

Profesori Orlin Sıbev nga Akademia e Shkencave e Bullgarisë tha se Libri u botua për herë të parë në vitin 1973. Ky libër është thelbësisht i rëndësishëm për lexuesit e sotëm që të lexojnë këtë libër. Në këtë libër  paraqitet toka bullgare në shekullin e 17-të nga perspektiva e një udhëtari osman. Evlija Çelebiu pasqyron demografinë, kulturën dhe jetën e përditshme në Bullgari në atë kohë. Për ata që studiojnë historinë moderne të Bullgarisë, ky libër ende është i dobishëm, i aplikueshëm.

   

Dr. İbrahim Yalımov, një tjetër studiues bullgar, e përshkroi Sejahatnamen si udhërrëfyes për historianët që hulumtojnë mbi historinë e Ballkanit dhe stilin e qeverive gjatë shekujve të fundit. Ai, gjithashtu, shtoi Ai udhëtoi në të gjitha krahinat osmane duke përfshirë qytete bullgare, si Silistre, Shumen dhe Sofje. Ai shkroi për gjendjen e bullgarëve, turqve dhe pakicat. Aty përshkruhet gjendja e tyre, kultura, tradita dhe jeta e përditshme është përshkruar në libër. Kështu, ky libër është një burim i rëndësishëm për historianët dhe etnografët.