Dialogu Islami-Krishterimi në Poloni
Një seminar mbi Dialogun Islami-Krishterimi është duke u zhvilluar që prej datës 7 dhjetor 2014, në bashkëpunim me Universitetin e Wroclaw në Poloni.
Sipas degës së Agjencisë IQNA në Europë, një delegacion nga Universiteti Al-Murteza nga qyteti i shenjt Kum ka bashkëpunuar në organizimin e programit.
Në seminarin pesë-ditorë marrin pjesë lektorë të universitetit polak dhe studentët, si dhe 15 studiues dhe predikues nga Universiteti Al-Murteza.
Ahmad Zadhush, Rektori i Universitetit Iranian, ishte në mesin e dijetarëve të cilët mbajtë kumtesa në seminar.
Universiteti Wroclaw është një universitet publik hulumtues i vendosur në Wroclaw, Poloni. Është themeluar në vitin 1702, është një nga institucionet më të vjetra të nivelit kolegjial të arsimit të lartë në Evropën Qendrore me rreth 30.000 studentë (2012).
Aktualisht, numri i përgjithshëm i muslimanëve në Poloni është vlerësuar në 31.000, prej të cilëve 5.000 janë me prejardhje tatare, plus 25.000 janë emigrantë dhe studentë, ndërsa rreth 1.000 muslimanë janë polakë të cilët e kanë pranuar Islamin.