Shqipëri

Reforma e energjisë elektrike, reforma që po vret shqiptarët

Ka filluar prej muajsh reforma e tëmerrshme e energjisë elektrike në vend. Një reformë që po cjerr dita-ditës xhepat e familjeve shqiptare duke anuar “peshoren” e drejtësisë vetëm në një kah, në atë të politikanëve.

 

Jo më larg se një javë pas fillimit të reformës kundër vjedhjes së energjisë elektrike, u kap në flagrancë nga mediat private lidhja e  paligjshme e Ministrit të Brendësh z.Saimir Tahiri në zyrën e tij. Pasi u denoncua ky rast i paprecedent nga organet mediatike, Ministri Tahiri hoqi lidhjen e paligjshme gjatë natës dhe ngjarjen e mbylli me një falje të vakët. Qeveria nuk morri asnjë masë penale ndaj Ministrit Tahiri për këtë shkelje ligjore pikërish kur qytetarë të thjeshtë futeshin në burg pa afat për lidhje  të energjisë në shtëpitë e tyre në rrugë afrofe. Rasti që bëri bujë ishte edhe ai i nënës me vajzën minorene 5-vjecare e cila u mbajt në ambjentet e paraburgimit bashkë me nënën e saj për shkak se kjo e fundit u kap në flagrancë duke lidhur linj të jashtëligjshme të energjisë elektrike.

 

Sigurisht që në asnjë shtet të Botës nuk mund të jetosh duke shkelur ligjin dhe duke vjedhur energjine, por në asnjë shtet të Botës, madje as asaj Aziaike apo Afrikane, nuk mund të rinisë një reform e tillë nga fundi për të dalë në fillim duke shgrapur xhepat e popullit shqiptar dhe pa pasur parasysh nevojat e tyre humane.

 

Jo më larg se para 2 ditësh, vjen në ambjentet e godinave familjare të Institutit Bujqësor, njoftimi shoqëruar me kërrcënim për rinovimin e kontratave të Banesave Socjale edhe përse nuk janë të tilla, por edhe për pagesën e energjisë elektrike afrofe sipas vendimit Nr.146.  Dt: 24.12.2014 të ERE, në të kundërt, për personat që nuk përmbushin detyrimet do tu ndërpritet energjia elektrike nga Organet kopetente dhe për personat që bëjnë lidhje të jashtëligjshme do të ketë pasoja më të rënda sipas ligjit në fuqi, ligj i cili nuk ekziston fare madje as përmendet në asnjë deklaratë të tillë në akt normativ. Afati i fundit për rilidhjen e konratave është deri më datë 15.12.2014 ora 16:00.

 

Një datë e caktuar nga Qeveria aktuale si në kohën e komunizmit, ku Enver Hoxha shpallte deklarata për mbledhje të Partisë së Punës me orare fikse dhe kush nuk paraqitej në orarin zyrtar të caktuar nga Udhëheqësi, ndëshkohej me internim. Një kontratë e kërkuar jashtë normave minimale të jetesës. Një përdhosje që i bëhet popullit dhe familjeve në nevojë të kësajë zone të cilët jetojnë në godina të pajetueshme që mund ti marrin jetën dita-ditës nga kushtet e lagështirës edhe gatishembjes që kanë këto godina. Këto familje janë strehuar përkohësisht këtu nën statusin e të pastrehut duke u gënjyer për 20 vite me radhë nga Qeveritë ozupatore për ransferimin e këtyre familjeve në Banesa Socjale më kredi afatbute dhe rikthimin e godinave në gjendjen e mëparshme rikonstruktimi, nga një fond kanadez  i cili do të rikthente godinat nën efektin e mëparshëm në favor të sudentëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës sidomos pas vendimit të transferimit të studentëve të Gjeologji-Minierave nën ambjentet e këtij Universiteti ku do të nevojiten më tepër konvikte nga 2 që janë aktiv momentalisht.  Nuk mund ti plasësh familjet në ambjente jo të jetueshme vetëm e vetëm që ti heqësh qafe dhe mbi të gjitha tu kërkosh rinovim kontrate nën efekt kërrcënimi për një ambjen jo humanisht të jetueshmë ku jeta e familjeve është në rrezik cdo ditë. Të bësh para mbi kurrizin e atyre që jetojnë për mbijetesë. Të ayre që nuk kanë as punë dhe as një të ardhur jetësore, madje as përkrahje socjale për famijet në nevojë apo fëmijët jetimë të cilët e përfitojnë me të drejtë por nuk marrin për afere korruptive mafjoze.

 

Të mos flasim për familje të tjera të cilat jetojnë prej vitesh jashtë, kanë ardhur cdo vit të paguajnë energjinë elektrike dhe përsëri rezultojnë debitorë edhe përse kanë librezat e vulosura se kanë paguar detyrimet energjetike sipas ligjit. Qeveria vazhdon ti detyrojë të paguajnë duke mos ja quajtur pagesat e para nën efektin e kërrcënimit me ndërprerje energjie pavarësisht se këta debitorë kanë paguar njëherë detyrimet e tyre, një denoncim të cilin e kanë shfaqur në Medien Neës 24 të Shqiptarja.com shoqëruar me provat materile binëse.

Të  mos përflasim viktimat nga kjo reform e cila ka sjellë vec varfëri dhe vdekje në Shqipëri. Një vend në errësirë, një popull i burgosur, një shoqëri e shpërdoruar për xhepa partiake qeveritare, një popull i mbetur viktimë  dhe një vend i  mbuluar me gjak nga vdekjet që ka shkaktuar reforma e Rilindjes.

 

Madje një vend në errësirë totale, pa drita në rrugë,, ku qytetarët detyrohen të mbyllen në shtëpi që paradarke në mënyrë që mos të ndihen të rrezikuar nëpër rrugët e lena në errësirë totale. Një Shqipëri që po zhytet drejt varfërisë dhe shkatërrimit socjal cdo ditë e më shumë. Një vend i cili, për herë të parë në Histori,  nuk diskuton të festojë Vit të Ri për shkak të varfërisë që po e pushton në emër të reformave kërrcënuese të një Qeverie mbushur me skizofreni të drejtuar nga skizofrena të paparë ndonjëherë në politikën Botërore.