Palestine

Shkrimtarët nëGaza marrin kërcënime nga ISIS-i

GAZA— Mbetet akoma mister prania e Shteit Islamik (IS) në Gaza. Deklaratat kërcënuese në emër të grupit radikal ku janë përsipër bombat e mëparshme në Gaza nuk janë të mjaftueshme për të vërtetuar ekzistencën e anëtarëve aktivë në Rripin e Gazës, edhe pse ideologjia ekstremiste e ISIS—it përhapet lehtë.

Shumë banorë të Gazës e nënvlerësuan rëndësinë e deklaratës së lëshuar në emër të ISIS më 30 nëntor në qytetin e Gazës, ku kërkohej që gratë të ruanin “ndërin” dhe t’i përbaheshin rregullave të sheriatit në kodin e veshjes. Ata e kanë përjashtuar mundësinë e një pranie reale të ISIS në Rripin e Gazës, i cili qeveriset nga i njëjti përsonel i sigurisë i lidhur me ministrinë e brendëshme që ka udhëhequr nën qeverinë islamiste të Hamasit.

ISIS-i publikoi një tjetër deklaratë në internet dhe rrjetet sociale më 3 dhjetor, duke ngritur dyshime të metejshme rreth pranisë së tij. Në deklaratë, ISIS-i kërcënoi se do të
vriste 18 poetë dhe shkrimtarë të Gazës brenda tre ditëve në rast se ata nuk “pendoheshin” për fyerjet që i kanë bërë Islamit në shkrimet e tyre. Në deklaratë gjithashtu parlajmërohet se ISIS-i, ose “Vilajeti i Gazës,” siçquhet aty, do ta ndëshkojë herezinë me vdekje.

Pavarësisht këtij kërcënimi të ri, Iyad al-Bozom, një zëdhënës i ministrisë sëbrendshme në Gaza, gjatë një interviste për Al-Monitor mohoi praninë e ISIS-it në Rripin e Gazës. “Nuk ka organizata ekstremiste, përfshirë të ashtuquajturin ISIS,” tha ai, duke shtuar se postimi në rrjetet sociale në emër të ISIS-it përfaqëson vetëm opinionin e disa individëve dhe jo të një organizate të tërë. Bozom theksoi se ministria e tij do t’i trajtojë seriozisht kërcënimet e bëra. 

“Ne nuk (mund të) parandalojmë askënd që të marrë mendimet e ndonjë organizate, por ne nuk lëjojmë që këto medime të kërcënojnë sigurinë apo të ndikojnë në zakonet dhe traditat tona shoqërore,” tha ai.

Shkrimtari satirik, Akram al-Surani, emri i të cilit u shfaq në deklaratën e ISIS-it, e hodhi poshtë kërcënimin duke e konsideruar si “të pakuptimtë.” Është e bezdishme, pasi ka për qëllim kufizimin e lirisë së shprehjes.”

Gjatë një proteste para zyrës së prokurorit në Gaza, Surani tha: “Ne kërkojmë mbrojtje zyrtare dhe kërkojmë të dimë se cila palë fshihet pas kësaj. Pavarësisht nëse kërcënimi është bërë nga ISIS-i apo jo, ne jemi të shqetësuar për atë që mund të ndodh në të ardhmen.”

Pavarësisht se një grup shkrimtarësh arritën të takohen me prokurorin, Surani raportoi: “Neve vetëm na siguruan se autoritetet zyrtare kanë nisur tashmë hetimet e tyre.” Ai shtoi: “Po flitet për masa sigurie, por nuk po shohim asgjë konkrete. Askush nuk e mori mundimin  ta shihte mesazhin që mora në llogarinë time në Facebook. Do të kishte qënë e mundur të gjendej adresa IP e derguesit. Shkrimtarët e kërcënuar nuk morën asnjë telefonatë nga ministria e brendshme.”

 Këto nuk janë veprimet e para që kryhen nga palë të panjohura në emër të Sheriatit dhe ISIS-it në Rripin e Gazës. ISIS-i ka marrë përsipër përgjegjësinë me anë të postimeve në rrjetet sociale – të cilët mbeten akoma për t’u verifikuar – për vënien e bombave nëQendren Kulturore Franceze më 6 tetor si dhe një seri shpërthimesh më 7 nëntor, të cilat kanë pasur në shënjestër shtëpitë e disa drejtuesve të Fatahut.

Bozom shpregoi se hetimet janë në vazhdim në lidhje me incidentet e shpërthimeve të mëparshme. Në fillim të këtij vitiu bombardua Kisha e Konventës Latine, në atë që ministria e brendëshme e konsideroi si një akt individual që nuk kishte lidhje me ISIS-in.

Organizata xhihadistë të decentralizuara si ISIS-i, mund të përhapin ideologjinë e tyre pa u penguar nga kufinjtë. Kjo është më se e vërtetë, sidomos për Gazën, linja e parë e frontit me Izraelin dhe nën kontrollin e Hamasit për tetë vjet, gjatë të cilave kjo lëvizje islamiste ishte e vetmja që ballafaqohej me grupet fetare radikale dhe mbante sigurinë në Rripin e Gazës.

Mukhaimar Abu Saada, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Ez’herit në Gaza, tha për Al-Monitor se ai nuk e përjashton mundësinë e pranisë së individëve që besojnë në ideologjinë e ISIS-it. Ai tha: “Grupet salafite me ideologji xhihadiste janë të pranishëm në të gjithë botën arabe, por njerëzit në Gaza shpesh e përjashtojnë mundësinë e pranisë së ISIS-it. Ndryshe nga sa mendojnë ata, kjo organizatëështë një ideologji që nuk kërkon përhapjen fizike me anë të njerëzve dhe prania e tyre nuk mund të pengohet nga bllokada izraelite apo masat e forta të sigurisë egjiptiane të vendosura në kufirin me Gazën.”

Abu Saada theksoi se ndarja e vazhdueshme politike në Palestinë ka ndihmuar praninë e lëvizjeve të tilla, duke thënë: “Ndarjet e vazhdueshme dhe mungesa e kontrollit nga qeveria konsensuale nëçështjet e sigurisë i bën të mundur këto ngjarje, të cilat mund të përshkallëzohen nëtë ardhmen.”

Abu Saad deklaroi se disa shkrimtarë dhe intelektualë e akuzojnë Hamasin se fshihet pas këtyre incidenteve dhe se ka trilluar punën e ISIS-it për dy arsye.  E para, për të larguar vemendjen e popullit nga problemet e brendshme si varfëria, papunësia, shtyrja e rindërtimeve dhe çështje të tjera të ngutshme. Gjithashtu, shumë njerëz besojnë se Hamasi është një grup ideologjik ekstremist, dhe se veprimet e kryera në emër të ISIS-it mund të kënë për qëllim të tregojnë se ka grupe më të këqia se Hamasi. Ndoshta po mundohen të pengojnë një revolucion kundër Hamasit.

Një drejtues i Hamasit kur u pyet në lidhje më këto akuza, refuzoi të komentonte, thjeshte duke argumentuar se pavarësisht natyrës individuale të postimeve kërcënuese, asgjë nuk mund ta parandalojë ekzistencën e ISIS-it në Rripin e Gazës.

Zyrtari, i cili preferoi të ruante anonimatin, tha për Al-Monitor: “Arena palestineze është e mbushur me shërbimet sektrete nga e gjithë bota, dhe se këto kërcënime nuk janë si pasojë e ndarjeve.” Ai akuzoi palet izraelite për orkestrimin e këtyre veprimeve nëpërmjet degëve të tyre në Gaza.

Hetimet e nisura nga ministria e brendshme në Gaza në lidhje me sulmet e mëparshme nuk kanë dhënë akoma rezultate. Akoma nuk dihet nëse këto sulme janë organizuar dhe kryer nga rrjete të organizuara apo individe, por shenjat për një celulë të ISIS-it në Gaza janë në rritje.