Palestine

Rafahu mbahet i mbyllur, të sëmurët vdesin në Gaza

Razan al Halaqawi ka qenë shumë e sëmurë që të kalojë me javë të tëra që Egjipti të hap kalimin kryesor në Rripin e Gazës në Rafah. Vendkalimi kufitar është mbyllur me 25 tetor, gjatë ditëve të kaluara Egjipti vetëm njëherë e ka hapur kalimin për dy ditë, dhe atë vetëm në një drejtim, duke lejuar Palestinezëve nga territori i tyre të kthehen në shtëpitë e tyre në Gazë. Razanja 11 vjeçare vdiq javën e kaluar në Gaza, ajo ishte e sëmurë prej leukemisë dhe qe e nevojshme transplantimi i palcës kurrizore, i cili operim nuk ishte në dispozicion për t’u kryer  në Gazë e as në Bregun Perëndimor.” Nuk patë mënyrë që të kalohet nga Rafahu”, deklaroi  babai i Razanes Muhamed Salahu. Pasi që vendkalimi kufitar i Rafahut edhe më tutje ishte i mbyllur, mjekët përpjekjet e tyre e kanë fokusuar në atë që Razanja e cila ka ra në komë, të e vendosin në spitalin izraelit. Por procesi ishte i vështirësuar për shkak të problemeve politike dhe të sigurisë, e në afat prej 20 ditësh kur dokumentacioni ishte kompletuar, vajza veç kishte vdekur.

        

“ Në rast se e keni njohur Razanen, e dini sa e ka dashtë jetën, ka shkruar poezi dhe ka pas qejf të këndojë këngët patriotike”, ka thënë Salahu. Më shumë se 10.000 të sëmurë në gjendje të rëndës shëndetësore jetojnë në Rripin e Gazës, në pamundësi për të kërkuar kujdesin adekuat për shkak të vendkalimit të mbyllur në Rafah dhe vështirësive me udhëtim nëpër vendkalimin kufitar izraelit Erez, ka thënë zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al Qidra. “Fati i pacientëve palestinez varet prej vendimit të Egjiptit që të hap sa më parë kufirin”, ka thënë al Qidra. Izraeli dhe Egjipti nga viti 2007 kanë imponuar bllokadën e Gazës, të cilin banorët e quajnë” burgu i hapur”, pasi që vendkalimi i Rafahut shpesh ka qenë i mbyllur. Pushtetarët egjiptas me 25 tetor të këtij viti prapë e mbyllën Rafahun, lidhjen e Gazës me botën e jashtme, pasi që 33 ushtar të ushtrisë egjiptase janë vrarë në Sinaj, dhe se mediat egjiptase për sulm e kanë akuzuar Hamasin i cili udhëheq me Rripin e Gazës, edhe pse Kairoja zyrtarisht askënd nuk e ka akuzuar. Ushtria egjiptase më vonë e ka nisur një aksion ushtarak në Sinaj, duke shkatërruar shtëpitë, për të krijuar një tampon zonë të gjatë 1kilometër në kufi me Rripin e Gazës, dhe kanë mbyllur vendkalimin kufitar të Rafahut me qëllim të bllokimit të tuneleve në Gazë. Javën e kaluar disa dhjetëra student të pafat kanë demonstruar para Ministrisë së punëve civile në Gazë, duke kërkuar hapjen e Rafahut për të mundur të shkojnë për studime në Universitetet e tyre të studimit. Muhamed Abu Hajl, 19 vjeçar ka fituar bursën që të studjojë mjekësinë në Sudan, pasi që vitin e kaluar e ka kryer shkollën e mesme. Kjo është hera e dytë e tij i cili po mundohet i dëshpëruar të kalojë kufirin për të filluar studimet. “ Ne jemi vetëm studentë...., neve askujt nuk jemi kërcënim”, ka thënë Abu Hajli. Maher Abu Sabha, drejtor i vendkalimit kufitar të Rafahut në anën e Gazës, deklaroi se në vendkalim shikohet si i vetmi shpëtim për banorët e Gazës dhe se mbyllja e tij i kontribuon vazhdimit të rrethimit të Gazës. Ai ka apeluar në Egjiptin që të hapi vendkalimin në të dy drejtime, duke theksuar se nuk janë vetëm pacientët ata që kanë nevojë të kalojnë, por janë edhe studentë të shumtë të cilët studiojnë dhe janë të vendosur për momentin në shtete tjera. Wafa Abdel Rrahamn e cila jeton në Bregun Perëndimor, ka planifikuar që dy muaj të mbetet në Gazë, për të vizituar familjen e vet dhe të lidhej me zyrën e saj në Gazë, por mbyllja e kufirit e ka ç’rregulluar planet e saja, duke e mbyllur në Gazë atë edhe  më tutje.

        

“ Plot një muaj ndjehem e bllokuar pa dalje” ka thënë Wafa e cila ka hyrë në Gazë para tre muajve nëpërmjet vendkalimit në Rafah me delegacionin e gazetarëve ndërkombëtar. “Ditët të cilët i kam kaluar me dëshirën time dallohen nga ato të cilët jam e imponuar të kalojë sikurse në burg”, ka deklaruar ajo. Me mijëra palestinez janë të bllokuar në vendet tjera pa pat mundësi kthimi në Gazë. Pas luftës së sivjetme në Gazë i cili ka zgjat 50 ditë, në të cilin shumë veta kanë mbet pa shtëpitë përball dimrit të afruar, vëzhguesit ndërkombëtar kanë vështërësuar edhe ashtu rindërtimin e ngadalshëm të Gazës. Pierre Krahenbuhl nga Agjencioni i Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinez(UNRWA) para ca kohësh e ka përshkruar mekanizmin e rindërtimit të cilët e koordinojnë Kombet e Bashkuara dhe Izareli” Përkundër rezultateve fillestare, procesi i rekonstruimit po tregohet shumë i ngadalshëm dhe kryesisht është jo i efektshëm”.

        

“ Në rast se kështu vazhdon, dimrin do të presim pa ndonjë përparim në rindërtimin e shtëpive të shumicës së të zhvendosurve dhe të atyre të cilët gjenden në shkollat e Kombeve të Bashkuara”, thotë Krahenbuhli. Në ndërkohë banorët e Gazës po mundohen të gjejnë shpresën. “ Kufiri është e drejta jonë si banor të Gazës... Kështu që, kufiri do të duhej të jetë i hapur në të dy drejtimet”, ka përfunduar Maher Abu Sabha.