Ushtria izraelite pengon nxënësit palestinezë të hyjnë në shkollën e tyre
Ushtria izraelite pengoi nxënësit palestinezë në Nablus të hyjnë në shkollën e tyre të mërkurën në mëngjes. Kjo është bërë nën pretekstin se automjetet e kolonëve janë gjuajtur me gurë në këtë zonë, kanë raportuar burimet e MEMO-s.
Drejtori i Shkollës për djem Al-Savijah Al-Lubban, Adnan Ahmed Hussein, tha për Agjencinë Anadolu:
Dhjetra ushtarë izraelitë kishin rrethuar shkollën para se nxënësit të vijnë në mëngjes, duke i penguar hyrjen e tyre në shkollë, duke pretenduar se automjetet e kolonëve ishin të ekspozuar nga hedhja e gurëve, kur ata kaluan pranë shkollës, të martën.
Adnan Ahmed Hussein shtoi se, arsyetimi që ushtria izraelite ka shpallur me këtë rast nuk qëndron, , duke vënë në dukje se ajo që ndodhi është vetëm një justifikim për të ndalur mësimin në shkollë.
Ai, gjithashtu, vuri në dukje se, tensioni dhe zemërimi është përhapur në mesin e nxënësve nga frika e shpërthimit të përleshjeve në qoftë se ata vazhdojnë të jenë të penguar të hyjnë në shkollë.
Nuk ishte e mundur të merrej ndonjë koment i menjëhershëm nga burimet izraelite në lidhje me këtë çështje.
Shkolla u sulmua nga kolonët rreth një muaj më parë, dhe ajo është vazhdimisht objekt ndërhyrjesh nga ushtria izraelite.