Një dorëshkrim i Kur’anit që i atribuohet Imam Qazimit
Një kopje e Kur'anit të Shenjtë në dorëshkrim që i atribuohet Imam Musa Qazimit është vendosur në ekspozitën e Bibliotekën Qendrore të Astan-i Kuds Razavi në Mashhad, Iran.
Dorëshkrimi i Kur'anit është ekspozuar së bashku me një numër të veprave të tjera duke përfshirë edhe libra të shtypur rreth shtatë Imamëve në një ekspozitë që po mbahet bibliotekë.
Një shënim i shkruar me dorë i përkushtohet Shejh Bahaji që shoqërohet me një kopje të Kur’anit në dorëshkrim me stilin e Kufës i shkruar mbi lëkurë dreri.
Zijarat Al-Mazahirah Minhaxh Al-Sadikin, MadinahAl-Ma'axhiz, Sherh Arba'iin dhe Ravzah Shuhada janë disa nga librat në dorëshkrim të paraqitura në ekspozitë.
Veprat e shtypura që janë paraqitur në ekspozitë janë Dyzet Hadithe, Jad-e Bajza, Badaje 'al-Anvar dhe Nasikh El-Tavarikh.
Themelimi i më shumë se 50 bibliotekave publike dhe të specializuara nga Organizata e Bibliotekave, Muzeve dhe Qendra e Dokumenteve Astan-i Kuds Razavi tregon rëndësinë që organizata i kushton promovimit të kulturës, librit, leximit në shoqëri.
Me mbi 23.000.000 burime të vlefshme, organizata e konsideron si një nga referencat më të rëndësishme shkencore në Botën Muslimane.
Ekspozita është hapur me 29 nëntor 2014 dhe vazhdon deri më 6 dhjetor 2014.