Pavarësia E Shqipërisë. Një Realitet I Fatit, Por Jo I Shqiptarëve?
Jo më larg se pak ditë më parë u përkujtua 102 vjetori i clirimit të Shqipërisë nga pushtimet e huaja. Jo më larg se pak ditë më parë u përkujtua 70 vjetori i clirimit të Tiranës. Një festë madhështore për të gjithë shqiptarët në cdo cep të Botës. Një festë e shumëpritur, madje e festuar me një superfuqi më të madhe se ajo e dy viteve më parë me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Shpenzime pa fund nga Qeveria edhe përse populli është zhytur në një varfëri fatale. Festa shpërtheu në harxhime evenimentesh dhe pagesa të ftuarish që i kaluan 450 milion dollarëve vetëm pagesa e këngëtares britanike Jassie J edhe përse nuk u konfirmua nga vet këngëtarja mbi pagesën.
A vlejti i gjithë ky shpenzim? A duhej mbi të gjitha?
Sigurisht, për pavarësinë e vendit të vet, c’dokush do të kryente organizime festive, cdo Komb, cdo shtet. Ajo që na intereson të dimë është fakti nëse duheshin gjithë këto shpenzime dhe nëse është historia sic e tregojne historianët shqiptar!
Le të bëjmë një analizë të së shkuarës që nga periudha Otomane.
E vetmja pavarësi që Shqipëria e shpalli me luftë, ishte ajo e ngritjes së flamurit në Krujë nga Gjergj Kastriot Skënderbeu më 29 Nëntor 1444 kur cliroi Krujën, një clirim që sipas tij duhej me patjetër për të shpëtuar nga një sundim i cili i mbajti me bukë për shumë shekuj. Gjergj Kastrioti u mor nga turqit në moshën 5 vjecare në vitin 1405 dhe u përcoll për në oborrin e Sulltanit pikërisht në periudhën e Sulltan Selimi I. Pasi u rrit si një princ në atë oborr dhe pasi u bë Komandant i Ushtrisë Otomane, ai u kthye në Atdhe duke kryer një trradhëti të hapur me thikë pas shpine për Sulltanin. Ky i fundit u shndërrua në armikun e tij të betuar nga miku i tij më i mirë. Pasi sulmoi trupat Otomane ai kujtoi se cliroi shumë qytete me ngritjen e flamureve nëpër kala, por në Tri rrethimet e famshme të Krujës, Perandoria Otomane riktheu sërisht cfarë ishte e tija duke e zotëruar për 500 vite me radhë. Pasi Perandoritë Osmane ranë për shkak të moderniteteve europiane dhe dobësimeve mbretërore, Shqipëria pati fatin të kalonte shtet më vete pasi ish-Sulltanët pasardhës emigruan në Europë dhe si shperblim për të kthyer Turqinë nga sistemi Sulltanat në atë Republikë, ju kërkua të linte disa shtete në liri që i hynin në punë Europës në të ardhmen. Qellimi i Turqisë nuk ishte pushtimi i shteteve, por shtrirja e Perandorisë Otomane sa më gjer në krijimin e një fuqie botërore sunduese të përbashkët e ngjashme me Bashkimin Europian sot.
Republika e Turqisë i hyri në punë Ismail Qemalit në 1912-ën kur Turqia hoqi dorë vullnetarisht pasi rëzoi regjimin Sulltanat në atë Republikan dhe kjo mjaftoi që Ismail Qemali të kthehej në Atdhe për të ngritur flamurin vullnetarisht në Vlorë pa asnjë betejë ushtarake apo pa asnjë gjak të derdhur.
Pavarësia e 28-29 Nëntor 1912 kur u përfol i ashtuquajturi “gjermani i fundit” që, sipas shqiptarëve i dha pavarësinë shqipërisë nga regjimi Nazist. Shqipëria duhet të kujtojë se me ardhjen e Italisë “Fashizmit” në Shqipëri, populli mësoi se buka haet me lugë edhe jo me dorë, madje mësoi se njerzit rrojnë me bukë dhe jo me bar. Madje mësoi se njerzit shkollohen në shkollë dhe shkolla ka kulturë. Madje ishin ata Italian që strehuan të varfrit dhe jetimët të cilët më pas u “përmbysën” kupën dhe i vranë gardheve në emër të Komunizmit. Një Itali që sot e lypin me lot e gjak, madje në 1997- kur u hapën rrugët, dhanë jetën gomoneve dhe trageteve të Botës, u bënë mish për peshk si e si të shkonin atje ku ishte djepi i kulturës dhe jetesës së majme e cila ju erdhi në dorë disa vite më parë dhe e ndoqën shkelmash. Pasi Italia e braktisi Shqipërinë si mosmirënjohëse, Gjermania u bë tmerri i gjithë shqiptarëve, por që në fakt nuk ishte synimi i Hitlerit të plotëfuqishëm të cilit i dridhej një Botë e tërë në gjunjë. Një superfuqi Botërore e cila e zhdukte shtetin tonë mikroskopik edhe të pabukë me municjonin më të vogël sic bëri me ishullin Mykonos pasi e zhduki me një prellë si dënim të pisllëqeve seksuale që bëheshin në atë ishull duke u deklaruar si imoral. Shqipëria nuk kupton se synimi i Gjermanisë nuk ishte Shqipëria, por Fuqitë e Mëdha si hakmarrje për Luftën e Parë Botërore kur Antanta u mund nga Fuqitë e mëdha me humbje drastike për Gjermaninë. Një hakmarrje që do të vijonte me një udhëtim nga Europa, për në Azi e më pas në Amerikë duke kaluar përmes ngushticës së Gjibraltarit për në Amerikën Latine dhe më pas në Kanada. Kjo pasi Gjermania kishte masakruar 90% të Europës si Polonia, Rumania, Ukraina, Italia, Greqia, Franca dhe shumë të tjera përvec Anglisë. Një shkatërrim dhe një rrezik të cilin e alarmoi Amerikën dhe vendosi të ndërhynte me kurth të brendshëm duke e zën mat Hitlerin i cili i ndjerë ngushtë vrau veten për të most u binte në dorë amerikanëve të zgjuar të cilët e mposhtën Hitlerin me të njëjtën metodë që ai sulmoi Poloninë.
Pas ndërhyrjes së trupave amerikane në Europë, shumë shtete të nënshtruara u cliruan nga sulmi rracist anti-Hebre i Hitlerit, ndërsa për Shqipërinë ishte sërisht fat edhe përse nuk ishte e sulmuar ushtarakisht, por ishte thjesht një ngacmim sezonal i gjermanëve duke e shfrytëzuar Shqipërinë si një urë lidhëse për të shkuar në Greqi sepse asaj i interesonin pushtimet nga poshtë Europës. Nëse do ta analizojmë teknikisht dhe nëse do përflasim lartë e poshtë sa herë festohet Pavarësia që Shqipërinë e c’liruan partizanët, atëhere kuptohet qartë se nuk ka mundësi teknike që një popull me 15 partizanë të pabukë, pa kushte dhe me pistoleta me mulli që mbanin vetëm 6 fishekë, të arrinin të mposhtnin heroikisht një super\ushtri gjermane me super\municione me super\kushte, super të pamëshirshme dhe me super\tanke që përkulën edhe superfuqinë sic ishte Rusia. Nuk ka kurrësesi mundësi që këta partizanë të kenë mundur këtë ushtri dhe të ken bërë të iki i tmerruar Gjermani i Fundit më 29 nëntor 1945, pikërisht kur Hitleri u vetvra. Clirimi (i ashtuquajtur) u realizua llogjikisht me tërheqjen e trupave gjermane për në Veri të Europës sapo u informuan se Adolf Hitler u vetvra dhe pasi u rikthyen në Atdhe (Gjermani), ata j’u dorëzuan frocave amerikane të cilat shtrinë kthetra ushtarake në të gjithë Europën. Këto tërheqje ushtarake u kryen në cdo shtet të cilat kishte froca të armatosura naziste.
Pas kësaj, Shqipëria shpalli ditën e clirimit 29 nëntor ose 28, madje as vet s’e kanë të saktë se kur janë c’liruar, një datë e cila, ende pas 70 vitesh, vazhdon të diskutohet si e pasaktë apo me mjegulla të errëta Historike. Një dyshim që vë nën përgjegjësi historjanët dhe vë në diskutim vërtetësinë e Historisë së Shqipërisë, sidomos shtrirja e përrallave të tilla me breshka dhe bretkosa që bëhen mbretër kur i puth princesha. Histori me fakte absurd të cilat nuk vijnë ndesh me llogjikën e ngjarjeve kronologjike.
Një Pavarësi e cila nuk ka ekzistuar kurrë por që është bërë ekzistente në emër të Patriotizmit. Një pavarësi që shumë eshtra pa vlerë morën statuset “Dëshmorë”, por që në fakt kurrë s’patën shpatulla të luftonin heroikisht, kjo jo se u mungonte forca, por se mungonin municionet dhe kushtet. Dy faktorë pa të cilët kanë kapitulluar edhe dy super\Mbretëritë e Botës si ajo e Napoleon Bonaparti-t në Rusi dhe ajo e Aleksandrit të Madh në Himalaje për në Babiloni. Dy kushte pa të cilët ushtria nuk bën dot heroizma. Dy kushte që Shqipërisë jo vetëm që i mungonin, por madje as nuk i njihte fare meqë jetonte në periudhë e gurit edhe qiririt të Naim Frashërit!
Mund të thuhet pa diskutim se ka Heronj Pene si Frashëri, Asdreni, Migjeni, apo Fishta, por s’mund të thuhet kurrësesi se ka Heronj Pushke. C’lirimin e sollën patriotët duke i shkruar Atdheut edhe jo partizanë duke vdekur për bukën e gojës kodrave të Shqipërisë, dimreve të acarta pa asnjë municion apo kusht ushtarak. Një ushtri e vdekur me në krye një Gjeneral të vdekur si Enver Hoxha i cili, zgjuarsisht përfitoi nga injoranca e pashkollë e Popullit dhe shpalli veten Diktator sapo gjeti carjen më të vogël të vendit i mbetur tashmë pa Udhëheqës, pa Mbret dhe më i zhytur se kurrë në mjerim edhe s’kamje. Një Pavarësi e pështyrë që ditën që Populli shqiptar shqyeu dyert duke puthur portën Turke, Italiane, Greke madje edhe atë Gjermane, një përdhosje të cilën vazhdojnë ta puthin ende, sepse ky vend është thjesht askushi për të pasur kryenecsi, apo dënglat e mburrjes përpara atyre që dikur i quajti Fashist edhe Nazist por që sot lan WC-të e pensionistëve për një thërrime bukë.
Një Pavarësi jo e krijuar, por e shpikur. Një Pavarësi që nuk i hyn në punë askujt përvec atyre që zhvasin politikisht këtë vend. Një Pavarësi ngritur mbi gënjeshtra dhe zhvilluar mbi dredhira. Një Flamur i bukur, por pa kuptim simbolik dhe pa gjak të derdhur heronjsh përvecse heronjve të krijuar si të gjakëderdhur, më shumë për mburrje. Një Pavarësi përrallash dhe kukullash me lojra ekstreme. Një Pavarësi trrillimesh dhe horroresh. Një Pavarësi e cila i vdes kuptimi pa lindur mirë.
Kjo ishte Pavarësia e Shqipërisë!
Për këtë shpenzoi Shqipëria edhe qindarkën e fundit të bukës së Popullit!
Për këtë gëzojnë shqiptarët cdo vit!
Për këtë krenohen shqiptarët.
Një realitet që flet llogjikisht dhe jo materialisht.
Një realitet që flet vet, thjesht i hidhur dhe i dështuar!