Hafizi i Kur’anit nga Egjipti që ndjek stilin e Hafiz Ahmed Noaina-s
Muhammed Niazi, hafizi gjiptian i Kur'anit të Shenjtë, tha se shembull model, për mësimin përmendësh të Kur’anit dhe këndimin e tij sipas regullave, Texhvid, janë Hafiz Ahmed Noaina dhe Hafiz Abdulhakim Abdullatif.
Hafiz Muhammed Niazi, i cili do të përfaqësojë Egjiptin në Garat e 5-ta Ndërkomtare të Kur'anit të Shenjtë për Studentët Muslimanë, tha për Agjencinë IKNA se ai ka marrë pjesë në mësimet Kur'anore nga mësimdhënësit Ahmed Al-'Isaa Al-Misaravi dhe Texhvidin e ka mësuar nga Shejh Abdulhakim Abdullatif, këndues i shquar i Kur'anit, egjiptian, të cilët ndikuan shumë tek kënduesit dhe hafizët e rinj të Kur'anit.
Hafiz Muhammed Niazi është duke studiuar gjuhën angleze në Fakultetin e Gjuhëve në Universitetin Al-Az-har në Kajro, Egjipt.
Hafiz Muhammed Niazi ka filluar mësimin e Kur’anit të Shenjtë në moshën 3 vjeçare dhe e ka mësuar gjithë Kur’anin përmendësh kur ishte 7 vjeç.
Ai ka studiuar parimet Texhvidit në moshën 8-të vjeçare nga ekspertë egjiptian të Kur'anit dhe pastaj përfundoi mësimin e dhjetë mënyrave të këndimit të Kur’anit (Kiraat 'Ashr).
Hafiz Muhammed Niazi do të konkurrojë në kategorinë e studentëve muslimanë hafizë në Garat Kur'anore.
Edicioni i Pestë i Garave Kur’anore është planifikuar të mbahet në majin janar, 2015, në Teheran, të organizuara nga Organizata e Aktiviteteve Kur'anore e Akademikëve Iranianë.
Qytetet iraniane si Isfahani, Teherani, Mash-hadi dhe Tabriz ishin mikpritës të katër edicioneve të mëparshme të Garave Ndërkombëtare Kur’anore, që synojnë rritjen e Unitetin Islamik, duke hapur rrugën për promovimin e mësimeve dhe kulturës Kur'anore dhe duke siguruar një vend për ndërveprime në mesin e studentëve të Botës Muslimane.
Hafiz Muhammed Niazi më tej tha se ai ka marrë pjesë në programe të ndryshme Kur'anore në Iran, Brazil, Turqi dhe Jordani dhe arriti të fitojë vendin e parë disa herë në Garat Kombëtare të Kur'anit në Egjipt.
Hafizi egjiptian, Muhammed Niazi, ishte mysafir nderi i Ministrisë për Çështje Fetare në Garat Ndërkombëtar të Kur'anit në Iran vitin e kaluar.
Rreth aktiviteteve Kur'anore në vendin e tij, Hafiz Muhammedi tha se Ministria e Çështjeve Fetare në Egjipt organizon Gara Kur'anore Kombëtare dhe konferenca në muajin e shenjtë të Ramazanit çdo vit.
Kurse të Kur'anit mbahen edhe për fëmijët në shkollat fillore, vuri në dukje ai.
Hafiz Muhammed Niazi vazhdoi duke thënë se Garat Kur'anore janë shumë mirë të pranuara në shkollat dhe universitetet e Egjiptit.