Iraku

Muktada al-Sadr dënon fyerjen e shokëve të profetit Muhammed

Autoriteti i lartë fetar shi’it irakian, Muktada al-Sadr dhe Ali al-Husejni al-Sistani kanë dënuar njerëz që fyejnë familjen dhe shokët e profetit Muhammed (a.s.).

   

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Irakut, para disa ditësh, një grup i njerëzve në Bagdad kanë fyer hz. Ymerin (r.a.) të cilin muslimanët sunni e pranojnë si Halifi i dytë i Ummetit Musliman dhe një shok i profetit Muhammed (a.s.) si dhe hz. Aishen (r.a.) gruaja e profetit Muhammed (a.s.), në një rrjet të medieve sociale.

  

Pas fyerjeve, Ajetullah Ali al-Sistani i ka dënuar këta njerëz.

  

Dijetarët sunni thuhet se e kanë mirëpritur dënimin.

  

Muktada al-Sadr i ka përshkruar njerëzit të cilët fyejnë si njerëz  të pa kokë dhe të paditur, injorant, xhahil dhe kërkoi ndjesë  nga të  gjithë muslimanët për vërejtjet.

   

Muslimanë shi’itë përfaqësojnë degën e dytë më ta madhe të Islamit.

   

Udhëheqësit myslimanë sunnitë dhe shiitë të Irakut nënshkruan Marrëveshjen Mekë në muajin tetor,  2006, për të ndaluar tensionimet sektare dhe gjakderdhjen në vend.