İran

Ulematë Muslimanë Botëror diskutojnë mënyrat për të dalë nga kriza tekfiriste

Dijetarët e shquar muslimanë dhe ulematë diskutuan të dielën mënyrat për të dalë nga kriza tekfiriste.  

   

Kongresi Botëror mbi Grupet Tekfiriste nga Këndvështrimet e Ulemave Muslimanë filloi punën të dielën dhe ka vazhduar me mbajtjen e katër komisione të specializuara.

    

Në një nga komisionet, një dijetari afgan, Ahmed Shah Ahmadzi paralajmëroi kundër tendencave të cilat janë duke u përpjekur për t’i zhgënjyer njerëzit nga feja, duke shtuar se grupet tekfiriste me injorancën e tyre, kanë promovuar radikalizmin mes muslimanëve.

    

Një dijetar tjetër nga  Republika e Azerbajxhanit, Shahin Hassanli, tha se Ulematë Islamik Botëror, duke ruajtur unitetin, duhet të përpiqen për të gjetur një taktikë praktike dhe shkencore për të zgjidhur problemet e muslimanëve. Ai shtoi se idetë tekfiriste janë kopje të shtrembëruara të fesë, duke shtuar se muslimanët duhet të rezistojnë kundër radikalizmit. 

    

Udhëheqësi i Namazit të Xhumasë i Zahedanit, kryeqyteti i provincës Sistan dhe Balukistan të Iranit, nënvizoi domosdoshmërinë për t’i  kushtuar vëmendje të gjithë muslimanëve, sidomos elitave dhe ulemave, për gjendjen aktuale të ndjeshme të Botës Islame.

   

Muvlavi Abdul-Hamid në deklaratën përfundimtare të kongresit tha, “ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të gjitha aspekteve të problemit. 

Ne duhet të dimë të gjitha sfidat e Botës Islame dhe t’i marrin në konsideratë dhe t’i shqyrtojmë të gjitha taktikat me kujdes, tha ai.”

    

Kongresi Botëror mbi Grupet Tekfiriste nga Këndvështrimet e Ulemave Muslimanë filloi punimet të dielën në prani të shefit të Zyrës së Liderit të Lartë, Muhammedi Gulpajegani dhe nën kryesinë e Ajetullah Naser Makarem Shirazi.

    

Qindra intelektualë muslimanë botëror dhe dijetarë nga vende të ndryshme po marrin pjesë në këtë konferencë e cila përfundon të hënën.