Kulturë

Veçoritë e Udhëheqësit të Besimtarëve në Poezinë e Ikballit

Me titullin  Udhëheqësi i Besimtarëve në poezinë e Ikballit,  një forum do të organizohet nga Qendra Kërkimore Imam Aliu në Teheran.

   

Qendra ka njoftuar se Forumi i 28-të Shkencor i Qendrës do të mbahet me pjesëmarrjen e Prof. Eftehar Hussein Aref, intelektual pakistanez dhe kryetar i Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik (ECO). 

   

Qendra Studimore-Kërkimore-Kulturore është mikpritëse e  programit i cili filloi më 24 nëntor  2014, në orën 10:00-12:00 sipas kohës lokale.

   

Organizata e Bashkëpunimit Ekonomik (ECO) është një organizatë ndërqeveritare rajonale e themeluar në vitin 1985 nga Irani, Pakistani dhe Turqia me qëllim të promovimit të bashkëpunimit ekonomik, teknik dhe kulturor ndërmjet shteteve anëtare. 

     

Muhammed Ikballi  (9 nëntor 1877 - 21 prill 1938), i njohur gjerësisht si Allama Ikball, ishte një filozof, poet dhe politikan, i cili konsiderohet gjerësisht se ka frymëzuar Lëvizjen për krijimin e Pakistanit. Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme në letërsinë urdu me veprat letrare në të dy gjuhët, në gjuhën urdu dhe gjuhën persiane.

   

Në poemën e tij Asrar-i-Khudi Allama Ikball nderon Imam Aliun  me vargjet e mëposhtme:

 

“Aliu, djali-i axhës së Pejgamberit, njeri me shumë cilësi.

Ai i dha Besimit freski dhe energji.

Dhe solli tek besimtarët, në bashkësi, ndershmërinë.

Ai zhvilloi rregullin dhe zhduku koprracinë.

Një person i cili di dhe e kontrollon veten e tij

Sundon botën në tërësi...”

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}