Shqipëri

Bunk’art, bunkeri i një misjoni të errët!

U inaugurua me rastin e 70 vjetorit të clirimit Bunkeri që do të kthejë pas historinë e Shqipërisë. Në këtë inaugurim morën pjesë personalitete të mëdha të shtetit dhe përfaqësues të huaj. Bunk’art është një bunker i përbërë me më shumë se 100 dhoma të nëndheshme ku në cdo dhomë  do ketë nga një dëshmi më shumë mbi të shkuarën shqiptare, vuajtjet mizore të Komunizmit ekstrem dhe faktet kriminale të atij sistemi. Kështu e quajti këtë bunker Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama në inaugurimin që i bëri kësaj vepre Artistiko-Historike. Sipas Kryeministrit, kjo veper arti, është dëshmitari okular ku do të nxjerrë në shesh fakte historike të ngjarjeve më të errëta njerëzore të cilat koha i ka fshehur. Ish-Ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu tha, në lidhje me këtë ngjarje se, tashmë Shqipërisë i ka ardhur koha t’i japë fund lakut që e lidh me të shkuarën barbare. Sipas tij, Enver Hoxha ishte një Monstër dhe nuk duhet kurrësesi që populli shqiptar të vazhdojë të ket lidhje morale me këtë njeri apo me dinastinë e tij.

 

Është shumë i qartë mesazhi i Bunk’art, por nuk është shumë i qartë misjoni i tij. A do të shërbejë ky bunker vërtet si një Gjyq për të shkuarën apo është një rikthim moral edhe  mallëngjyes? Mund të jetë edhe një dëshmi për rikthim në sistem i cili del dalëngadalë me kohën. Kjo e fundit dëshmohet me festimin e 70-vjetorit të clirimit të Tiranës ku Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar vizituan varret e të rënëve dhe në përkujtim ndodheshin prezente tabelat nderuese për Enver Hoxhën. Kryeministri, i quajti këto kuadro, si kuadro të paftuara, por kjo fjalë binte ndesh me veshjet e kabinetit të cilët mbanin lidhur shamitë e pionierit në shenjë nderimi për sistemin e shkuar diktatorial.

 

Një ngjarje e cila ra në sytë e të gjithë shqiptarëve, por që u anashkalua në interpretim nga Qeveria. Me këtë ngjarje e cila është e vështirë të harrohet për ata që u ka kaluar para syve, nuk ka sesi të besohet Vetgjyqësia e Bunk’art për Komunizmin. Nuk mund të ndodhë një Gjyq demaskues i së shkuarës kur në fakt është pikërisht ky system aktual që në një mënyrë apo një tjetër po dëshmon kthimin e regjimit komunist me relata më moderrne dhe europiane për tu hedhur hi syve atyre që ose nuk duan të shohin, ose nuk kanë sy të shohin rikthimin hapur të këtij sistemi barbar. Një sistem i cili u inaugurua ditën e clirimit të Tiranës dhe iu pre shiriti pikërisht ditën kur mëse 250 mijë veta mbushën sheshin kundër varfërisë dhe papunësisë. Ditën kur populli protestonte për të drejtat e tij legjitime të pagjetura, pikërisht atë ditë, si për ironi të fatit apo të popullit, Kryeministri inauguroi një Subjekt i cili kushtoi miljona dollar në  përpunimin e tij lluksoz. Një vepër e cila u duartrokit nga Europa edhe nga Amerika, pikërisht ditën kur nëna me fëmijë, të rinj dhe të reja derdhnin lot në derën e Kryeministrisë kundër reformave barbare të një Qeverie me simptomat më të egra se ajo komuniste. Madje-madje, Kryeministri deklaroi se së shpejti do të hapen Dosjet e Sigurimit të shtetit ku do të dalin emrat e shumë funksionarëve të lartë të shtetit që i shërbyen atij sistemi dhe krimeve të regjimit.  Kryeministri harroi të shtojë në këtë rast se edhe babai i tij i ndjeri z.Kristaq Rama i ka shërbyer sistemit, me hir apo me pahir dhe, me hir apo me pahir, emri i babait të tij është me patjetër në ato dosje sikurse emrat e 90% të funksionarëve të asaj kohe ku rreth 60% nuk jetojnë më. Kur babai i kryeministri dhe shumë të tjerë janë ndarë nga jeta, kë vallë dëshiron të futë në burgë Kryeministri? Tek cila kufomë kërkon të vërë drejtësinë e periudhës komuniste? Apo mos ndoshta në familjet e tyre pasardhëse ku të rikthehet sërisht përndjekja politike. Nëse është kështu, atëhere edhe vet kryeministri familjarisht duhet të përndiqet duke qen se është pasardhës i një ish-shërbëtori të komunizmit dhe Enverit të tëmerrshëm. Është krejt e pamundur që Kryeministri Rama të bëjë autogol, pra në këtë misjon të errët të Bunk’art ka dicka që nuk shkon qartë. Se cfarë fshihet saktësisht në këtë bunker dhe se sa lidhje ka me misjonin qeveritar, kjo pritet të shihet me kohën, por hapja e këtij bunkeri, në plan të parë është një dëshmi respektive për të shkuarën komuniste dhe frika qendron se mos ky bunker do të jetë nisiativë e re e një epoke të vjetër në rikthim, pranon apo nuk pranon Europa duke shfrytëzuar rastin e ngërcit politik midis Gjermanisë dhe Rusisë, pak të përqendruara në reformat qeveritare shqiptare. Reformat të cilat po na largojnë cdo hap më tepër nga Europa dhe po na afrojnë cdo hap më shumë me të shkuarën duke vën në rrezik të ardhmen në bashkëjetesën europiane dhe rikthimin në Diktatori ekstreme.

 

CITAT:

 

“Bëj cfarë them unë, mos bëj si bëj unë”!