Gjermani

60 militantë gjermanë të vrarë në Irak, Siri

Militantët e ISIL-it në Rakka, Siri
Militantët e ISIL-it në Rakka, Siri

Të paktën gjashtëdhjetë shtetas gjermanë të cilët ishin bashkuar me  terroristët tekfiristë të ISIL-it janë vrarë në Siri dhe Irak, thotë një zyrtar.

   

Rreth 60 militantët gjermanë deri më sot janë janë vrarë , tha Kryetari i Zyrës Federale Gjermane  për Mbrojtjen e Kushtetutës, Hans-Georg Maassen, tha për gazetën  Welt am Sonntag. 

  

Hans-Georg Maassen paralajmëroi, gjithashtu, për mundësinë e sulmeve terroriste nga ana e militantëve të cilët janë kthyer nga të dy vendet e Lindjes së Mesme, Siria dhe Iraku.

   

Ne duhet të përgatitemi, tha ai, duke shtuar se sulmet e tilla gjithashtu mund të ndodhë këtu në Gjermani.

     

Është një kërcënim i qartë, deklaroi zyrtari gjerman.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maiziere tha më 20 nëntor 2014, se të paktën 550 gjermanë kanë lënë vendin dhe janë  bashkuar me grupin terrorist në vendet arabe.

    

Shumica e shtetasëve gjermanë të cilët janë bashkuar terroristët e ISIL-it janë  burra, megjithëse ka edhe disa femra që kanë hyrë në të dy  vendet, Siri dhe Irak.

  

Thomas de Maiziere më tej tha se zyrtarët në Gjermani janë duke i përcjellur rreth 230 njerëz që mund të paraqesin rrezik në tokën gjermane.

   

Ne nuk mund të përjashtojmë [mundësinë], dhe në raste të caktuara është e vërtetë mjaft e mundshme, se ata janë duke u përgatitur për një sulm, ka thënë ai.

    

Sipas një raporti në muaji tetor nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, 15.000 të huaj kanë shkuar në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku ISIL-in apo grupe të tjera terroriste. 

    

Vendet evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, kanë shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimin lidhur me ndikimin e ISIL-it në të gjithë kontinentin. Autoritetet kanë frikë se militantët evropiane do të përdorin aftësitë e tyre luftarake kundër vendeve të tyre pas kthimit në shtëpi.