Kuba dha trollin për Xhaminë në Havanë
Një truall ka qenë i ndarë për të ndërtuar një xhami në Havanë të Kubës, ku Kristofor Kolombo i referohet pranisë së një xhamie, shekuj më parë, sipas raporteve të medias.
Kjo ide doli për herë të parë si projekt gjatë vizitës së fondacionit tonë atëherë, tha Mustafa Tutkun, menaxher i përgjithshëm, zëvendës i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) shkruan e Përditshmja Vatan.
Trualli ku mund të ndërtohet xhamia është gati.
Vendi për ndërtimin e xhamisë ndodhët në qarkun e Havanës së Vjetër është i gatshëm për ndërtimin e xhamisë që ishte propozuar nga Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan javën e kaluar.
Sipas Mustafa Tutkun, Dijaneti ka negociuar mundësitë e ndërtimit të xhamisë në mes të zyrtarëve kubanë dhe qeverisë turke.
Planifikimi i ndërtimin e xhamisë, sipas sugjerimit të Mustafa Tutkunit do të bëhet duke u bazuar, frymëzuar, nga Xhamia piktoreske Ortakoi në Stamboll.
Ne jemi duke menduar për ndërtimin e një xhamie të ngjashme me xhaminë Ortakoi, tha Mustafa Tutkun.
Pavarësisht gatishmërisë së Diyanet-it për të financuar ndërtimin e xhamisë, “zyrtarët kubanë preferojnë vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamike (OIC) për të ndërtuar xhaminë”, tha Tutkun.
Fondacioni jonë është i gatshëm të paguajë shpenzimet e xhamisë tha Mustafa Tutkun.
Planet për të ndërtuar xhaminë e parë në Kubë u njoftuan javën e kaluar nga Erdogani, gjatë një pjese të fjalimit të tij rreth zbulimit të Amerikës nga muslimanët në shekullin e XII-të, më shumë se tre shekuj para Kristofor Kolombos.
Kryetari turk vuri në dukje hyrjen e një ditari në të cilin Kristofor Kolombo ka përmendur një xhami në një kodër në Kubë.
Kërkesa e tij është përqeshur, tallur nga perëndimi dhe disa media turke.
Duke i sulmuar kritikët, Erdogani i siguroi se Muslimanët zbuluan Amerikën para Kolombos, duke i fajësuar kritikët e tij për mungesën e besimit.
Kryetari turk ka kërkuar që edhe në shkolla të mësohet historia e shkencëtarëve muslimanë.
Ideja e ngritur nga Erdogani u sugjerua fillimisht nga historiani Joussef Mroueh në artikullin e tij në vitin 1996.
Në këtë artikull, ai i referohet hyrjes së ditarit nga Kolombo që përmend një xhami në Kubë. Ideja e tij u kundërshtua nga analistët të cilët thanë se pasazhi është kuptuar gjerësisht të jetë një referencë metaforike në formën e pejsazhit.
Dëshmitë ekzistojnë nga arabët, nga afrikanët perëndimor, dhe osmanët, ishin lundruesit muslimanë në Amerikë para Kolombos, para krishterëve të Evropës.
Për çfarëdo arsye, tekstet shkollore vazhdojnë të lartësojnë lundrimin e Kolombit dhe guximin e ekuipazhit të tij, si i pari që doli përtej Atlantikut.