Kulturë

Arti islamik paraqitet në Institutin e Arteve të Çikagos

Arti nga e gjithë Bota Islame po paraqitet në galeritë e sapo transformuar në Institutin e Arteve të Çikagos.

   

Piktura, kaligrafi, tekstile dhe qilima janë në mesin e veprave artistike të ekspozuara.

   

Të gjitha veprat artistike të paraqitura janë 100 copë gjithsej. Ato janë që nga pllakat e vogla dhe enë kuzhine deri tek objektet e mëdha arkitektonike, siç janë një palë dyer të  mëdha prej druri nga shekulli XIV-të nga Maroku.

    

Vepra të reja kaligrafike të ekspozuara për herë të parë janë dy faqe të Kur’anit nga shekulli XII-të apo XIII-të shkruar në letër me ngjyrë  rozë.

   

Një tjetër paraqitje shfaqë artin e krijua në Iran në mes të shekullit XIII-të dhe XIV-të.

   

Përgjegjësi i ekspozitës, Daniel Walker, thotë se koleksioni përfshin Botën Islamike, nga Spanja dhe Maroku në Azinë Qendrore deri në  Indonezi.