Lavrovi për sanksionet e Perëndimit
Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrovi, ka thënë se sanksionet e Perëndimit kundër Rusisë kanë vetëm një qëllim, të vihet gjer ”te ndërrimi i regjimit” në Rusi.
“Liderët e Perëndimit publikisht
theksojnë se sanksionet duhet të dobësojnë ekonominë ruse dhe të shkaktojnë
protesta dhe çrregullime të brendshme. Perëndimi nuk do të ndërrojë politikën
ruse. Por do të ndërrojë regjimin në Rusi. Praktikisht këtë më asnjeri nuk e
demanton”, ka theksuar ministri rus i punëve të jashtme në një bisedë të hapur
të emisionit moskovit “think –tank”. Ka theksuar edhe disa fakte të njohura se
ky eskalim i marrëdhënieve negative ndërmjet Perëndimit dhe Rusisë nuk ka
ardhur rastësisht por se tensionet janë rritur vite me radhë para krizës
ukrainase. Dallimi është në atë, ceku Lavrovi, se vendet e Evropës kanë marrë
qëndrim kundër Rusisë, duke vënë sanksione dhe luajnë në kartën:” krejt apo
asgjë”.” Në rast se kurrgjë tjetër, bile çart kanë theksuar pozitat e tyre”, ka
thënë Lavrovi.
“Bashkimi Evropian është partneri ynë tregtar më i madh. Askush nuk do të gjuaj vetvetes në këmbë që të refuzojë bashkëpunimin me Evropën, por të gjithëve është çart se gjërat nuk do të kthehen sikurse kanë qenë përpara. Neve nuk na nevojitet marrëdhënia e tillë në të cilin është theksuar” se Rusia dihet të bëjë këtë dhe atë”. Ne dëshirojmë bashkëpunimin në nivel të barabartë”, ka thënë Lavrovi. Ka theksuar se”ideologjia po verbëron evropianët” duke cek si shembull ndjekjen e krishterëve në Lindjen e Afërt për të cilin vendet e Bashkimit Evropian edhe më tej heshtin.
Rreth çështjes së marrëdhënieve në mes Rusisë dhe SHBA-së Lavrovi edhe një here ka theksuar se Rusia me siguri nuk është me mendje “antiamerikane”, por interesat e veta nacionale, e jo të huajat, i ve në vendin e pare. “Nuk mund të pranojmë qëndrimin e atyre të cilët na thonë ” Merruni me atë. Të gjithë duhet të vuajnë nga fakti se SHBA-të kanë zgjedhjet çdo dy vjet, dhe asgjë aty nuk mund të bëhet. Relaksohuni dhe pranoni atë”. Ne nuk mundemi të pranojmë atë, nuk mund të pranojmë pasi që rolet janë shumë të mëdha. Nuk është këtu fjala për ndonjë antiamerikanizëm ose krijimin e ndonjë koalicioni anti amerikan. Këtu bëhet fjalë për dëshirën natyrore të sa më shumë kombeve të cilët duan të ruajnë interesat e tyre vitale dhe atë në mënyrë se si mendojnë ata që duhet, e jo si i diktojnë nga jashtë”, ka përfunduar ministri i punëve të jashtme të Rusisë Sergej Lavrovi.