Gjeopolitika përcakton çmimin e naftës
Ministri i punëve të jashtme të Arabisë Saudite, princ Saud al Faisal, ka vizituar Moskën dhe është takuar me ministrin rus të punëve të jashtme Sergej Lavrovin. Gjatë konferencës për shtyp Lavrovi theksoi se Rusia dhe Arabia Saudite pajtohen që çmimi i naftës duhet të caktohet në bazë të fuqisë së tregut, e jo “sipas muskujve të imponuar gjeopolitikë”. Lavrovi poashtu ka theksuar se Rusia dhe Arabia Saudite do të vazhdojnë bashkëpunimin rreth energjetikës dhe çështjet lidhur me tregjet e naftës. Komenti i tij vjen paraprakisht para mbajtjes së samitit të OPEC-ut me 27 nëntor në Vjenë ku do të shqyrtohet tema e zvogëlimit të prodhimit të naftës me qëllim të rritjes së çmimit të naftës. Çmimi i naftës së papërpunuar”Brent” aktualisht është 80,94 dollar amerikan për barel që është rreth 30% më pak se që ishte në qershor të këtij viti. Nënkuptohet, gjersa është çmimi më i ultë i naftës për barel aq janë edhe humbjet më zë mëdha për prodhuesit e mëdhenj të naftës, siç janë Rusia dhe Arabia.
Lavrovi në komentin e tij thekson se çmimin e naftës duhet ta definoj tregu, gjegjësisht oferta dhe kërkesa, e jo gjeopolitika. Çfarë mendon me këtë? Do të provohet të ulet çmimi i naftës me qëllim që Rusisë të shkaktohet dëmi, sidomos po bëhet e qartë që sanksionet aktuale nuk do të shkaktojnë ndonjë goditje të forte Rusisë. Ekonomia ruse edhe më tej bazohet në eksportin e karburanteve, naftës dhe gazit, dhe është në mënyrë të theksuar e ndjeshme në fluktuimin e çmimeve të këtyre resurseve. Por në rast se me të vërtet punohet në uljen e çmimit të naftës në kundërshtim me rregullat e tregut, ky operim nuk e godet vetëm Rusinë, por edhe shtetet sikurse që janë Arabia Saudite, Venezuela, Irani etj. Pikërisht lidhur me këtë çështje ka kometuar edhe ministri venezuelian i punëve të jashtme, Rafael Ramirez:” Është e qartë se këtu bëhet përpjekje për sjelljen e dëmeve Rusisë, Iranit, por edhe vendeve tjera të cilët prodhojnë naftë në mënyrë që të manipulohet me çmimet e naftës. Fjala është për pozitat gjeopolitike të disa lojtarëve të forte dhe të mëdhenj global. Por interesi i përbashkët i të gjithë prodhuesve të naftës është çmimi real i saj, e ne konsiderojmë se ky çmim duhet të jetë 100 dollar amerikan për barel”.
Gati në të gjitha vendet e prodhuesve të naftës assesi nuk i konvenon çmimi nën 80 dollar për barel pasi që atëherë ju grumbullohen humbjet. Por kur është fjala për balansimin e buxhetit, tek çdo vend ajo dallon. Për shembull Iranit i nevojitet çmimi prej 140 dollarëve për barel, ndërsa Emirateve të Bashkuara Arabe 73,30 dollar për barel, Arabisë Saudite i nevojitet çmimi 90,70 dollar për barel, do të thotë çmimi aktual i cili here pas here bie edhe nën 80 dollar askujt nuk i konvenon.
Zërin kryesor në grupimin e OPEC-ut e ka Arabia Saudite. Në kohën e fundit është spekuluar se Arabia Saudite me qëllim e ul çmimin e naftës, por Riadi i hedh poshtë deklarimet e tilla. Rusia nuk është anëtare e OPEC-ut, por në takimin e OPEC-ut do të jetë prezent kryetari i Rosneftit, Igor Seçini, si dhe ministri rus i energjetikës, Aleksandar Novak. Rrënja e çmimit të naftës e ka goditur valutën ruse, gjatë këtij muaji rubla ruse e ka humbur gati 45% të vlerës së saj. Dita më e vështirë ishte 7 nëntori, ditë në të cilin vlera ishte e tillë, 60 rubla për një euro, dhe 48 rubla për një dollar amerikan.
Çelësi i këtyre fluktuimeve të çmimit të naftës është në Arabinë Saudite, por asnjeri me siguri nuk mund të thotë se çfarë mendon të realizojë Riadi me uljen e çmimit të naftës, Në teori flet se me këtë i kanë shpallë “luftë” prodhimit amerikan të naftës nga rëra. Tjerët thonë se qëllimi është të dobësohet Irani dhe Rusia dhe se Arabia Saudite bashkë me SHBA-në punojnë lidhur me këtë çështje. Në çdo rast takimi i djeshëm në Moskë është i rëndësishëm pasi që së shpejti do të shihet se Rusia dhe Arabia Saudite janë pajtuar diç lidhur me këtë çështje, të kompromisit apo të konfrontimit. Rezultati do të shihet shpejt, duhet vetëm të përcillet çmimi i naftës në javët në vijim.