Filloi Olimpiada Ndërkombëtare për Kur'an dhe Hadith në Universitetin Al-Mustafa
Garat në fazën gojore të Olimpiadës së 20-të Ndërkombëtare për Kur'an dhe Hadith në Universitetin Al-Mustafa filluan më 22 nëntor 2014 në qytetin e shenjtë të Kumit.
Aliriza Ghorbani, Udhëheqësi i Sekretariatit të Olimpiadës tha për për Agjencin IQNA se 790 hafizë të Kur'anit dhe këndues të Kur’anit të shkollave të seminarit të lidhura me Universitin Ndërkombëtar AL-Mustafa marrin pjesë në gara.
Ai shtoi se qyteti i shenjtë, Kum, ka mirëpritur Garat ku marrin pjesë 77 hafizë të Kur'anit dhe 246 Këndues të Kur’anit me Tertil si dhe 53 garues të tjerë në këndimin e Kur'anit të Shenjtë.
Aliriza Ghorbani tha se garat në kategorinë e mësimit përmendësh të të Kur’anit në Olimpiadë u mbajtën më 22 nëntor dhe pjesëmarrësit në kategoritë Tahghigh dhe Tertil do të konkurojnë më 23 , 24 dhe 25 nëntor 2014.
Garat me pjesëmarrëset femra do të mbahen më 26 dhe 27 nëntor, në Institutin Bent-ul-Huda.
Turkaman dhe Abedi janë anëtarë të jurisë së garave për meshkuj në kategorinë e Texhvidit, kurse Dehdashti, Muhammedi dhe Hakimi do të mbikëqyrin Sovtin, Lahnin, Vakfin, Ibtidan dhe parimet e hivzit, mësimit përmendësh të Kur’anit.
Juria për garat e femrave përbëhet nga Faruku, Izadi, Izeti Pazduh dhe Abidzadeh që do të gjykojnë në garat për femra në Soft, Lahn, Texhvid, vakf dhe Ibtida dhe kategoritë e hivzit.