Egjipt

Dijetari i shquar egjiptian: Të gjithë kundër tekfiristëve me gjithë forcën tonë

Një dijetar i shquar i Egjiptit në  konferencën  ” Grupet Ekstremiste dhe Tekfiriste sipas pikëpamjeve të Dijetarëve Muslimanë”, ka thënë:

Ne do të çrrënjosim ideologjinë tekfiriste.

   

Sipas Agjencisë  së Lajmeve Ehl ul Bejt (ABNA), Taxhuddin Helali, dijetar i shquar egjiptian, në ceremoninë e hapjes së Konferencën Ndërkombëtare “Grupet Ekstremiste dhe Tekfiriste sipas Pikëpamjeve të Dijetarëve Muslimanë”, që u mbajt sot në Kum, përveç vlerësimit dhe përpjekjeve të mbajtjes të Konferencës për Ajetullah Makarem Shirazi, tha:

    

“Grupet Tekfiriste nën pretekstin e luftës fetare dhe duke ngritur flamurin  Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut (لا اله الا الله) kanë fyer shenjtërinë dhe kanë vrarë dhe masakruar mijëra burra dhe gra muslimane.

    

Ai vazhdoi: me pjesëmarrjen tonë në këtë konferencë, ne njoftojmë  se ne do të qëndrojmë kundër  tekfiristëve me gjithë forcën tonë dhe do të kundërshtojmë ata që kanë ardhur për të luftuar shenjtërinë Islame me flamujt  الله اکبر (Zoti është i madh) dhe ne do të çrrënjosim  ideologjitë tekfiriste.   

    

Taxhudin Xhelali ka theksuar se tekfiristët kanë ardhur për të shkatërruar Sirinë, Irakun, Libinë, Jemenin, dhe vende të tjera islame, ka thënë në vazhdim: fëmijët tanë kanë nevojë për siguri dhe dijetarët e Botës Muslimane duhet të qëndrojnë kundër  tekfiristëve dhe t’i shkulin rrënjët  e ideologjinë së tyre, me unitet dhe konsensus kundër tyre.