Të gjithë muslimanët duhet të ngriten kundër tekfiristëve
Një autoritet i lartë fetar iranian theksoi se është mbi të gjitha që muslimanët të ngriten kundër tekfiristëve dhe grupeve ekstremiste.
Duke iu drejtuar një konference ndërkombëtare me titull titull Grupet Ekstremiste dhe Tekfiriste sipas pikëpamjeve të Dijetarëve Musliman ditën e diel, Ajetullah Ahmed Xhenneti, Sekretar i Këshillit Guardian të Iranit, tha se grupet tekfiriste, si i ashtuquajturi Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit (ISIL) i kanë rrënjët në sionizëm dhe janë krijuar me qëllim për të minuar Zgjimin Islamik.
Ai e përshkroi çështjen e tekfiristëve si shqetësim kryesor, numër një të Botës Muslimane sot dhe tha se ky fenomen e kërcënon Islamin.
Është detyrë e muslimanëve të përballen me sionistët dhe tekfiristët në çdo mënyrë që munden, vazhdoi duke thënë Ajetullah Xhenneti.
Terroristët tekfiristë të ISIL-it aktualisht kontrollojnë zona të mëdha të Irakut. Grupi i dërgoi militantët e tij në Irak në qershor, duke pushtuar pjesë të mëdha të zonës në kufirin midis Sirisë dhe Irakut.
Ata kanë kryer akte të tmerrshme të dhunës, duke përfshirë prerje të kokave publikisht, kryqëzime, kundër të gjitha komunitetet në të dy shtetet fqinje siç janë shi’itët, sunnitë, kurdët, dhe të krishterët.
Konferenca më titull Grupet Ekstremiste dhe Takfiriste sipas Pikëpamjeve të Dijetarëve Muslimanë filloi të dielën në mëngjes në qytetin e shenjtë të Kumit, Iran.
Studiues të shquar myslimanë sunnitë dhe shi’itë nga 83 vende janë duke marrë pjesë në këtë veprimtari ndërkombëtare, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me aspekte të ndryshme të kërcënimit të tekfiristëve dhe ekstremizmit.