Obama thotë se nuk ka asnjë plan për largimin e Asadit
Obama sqaron politikën në lidhje me Asadin
Duke folur për gazetarët në Samitin e G-20-ës
në Brisbane të Australisë më 16 nëntor, Presidenti amerikan Barak Obama hodhi poshtë raportimet për ndryshime në politikën ndaj
Sirisë, duke thënë: “Ne nuk kemi pasur një rishikim të plotë për Sirinë. Kemi
pasur një rishikim të plotë për atë që po bëjmëçdo javë” në fushatën ushtarake
kundër Shtetit Islamik.
Në lidhje me rolin e Asadit në betejën me ISIS-in dhe një
tranzicion politik në Siri, Obama tha: “Nuk ka shpresa që ne të bëjmëndonjë
aleancë me Asadin. Ai nuk është i besueshëm në këtë vend. Tani ne po shohim për
një zgjidhje politike për Sirinë që të përshijë të gjitha grupet që jetojnë
atje – alevitë, sunitë dhe të krishterët. Në një farë pike, populli i Sirisë
dhe lojtarët e ndryshëm të përfshirë si dhe lojtarët rajonalë – Turqia, Irani,
padronët e Asadit si Rusia – do të duhet të angazhohen në bisedime politike. Është
në natyrën e diplomacisë nëçdo kohë, e pa dyshim dhe në këtë situatë, ku ju përfundoni
në bisedime diplomatike potenciale me njerëz që nuk i pëlqeni dhe me regjime që
nuk i doni. Por, jemi akoma larg kësaj faze.”
I pyetur nëse po diskutonte aktivisht mënyrat për të larguar Asadin në
kontekstin e planeve për një tranzicion politik në Siri. Obama u përgjigj me një
“JO” të thjeshtë.
Qartësia e Obamës është në kontrast me një prezantim të pazakontë tëSekretarit Amerikan të Shtetit John Kerry të nesërmen se si Shteti Islamik dhe qeveria e Sirisë janë në fakt të “ndërvarur” apo “simbiotikë,” që nënkupton, se ata kanë nëvojë për njëri-tjetrin si armiq, dhe se Shtetet e Bashkuara duhet të ndërtojnë dhe të mbështesin një “qendër të moderuar” në Siri.
Vërejtjet e Kerry-t vijnë pasi forcat ushtarake siriane rimorën këtë muaj zonën përreth fushës së gazit në Al-Shaer, pas luftimeve të ashpra me grupi terrorist të ISIS-it, siç raporton Khaled Atallah.
Argumentet që nënkuptojnë, qoftë edhe në mënyrë të turbullt, ndonjë lloj lidhjeje mes Asadit dhe ISIS-it, duhet të trajtohen me kujdes dhe maturi. Përndryshe, mund të kujtojmë rastin e administratës së Xhorxh W. Bushit rreth lidhjeve të supozuara mes qeverisë së Sadam Husejnit dhe Al-Kaedës, të cilat gjithashtu ishin ndërtuar mbi prova të paqarta, logjikë të tensionuar dhe aluzione. Një raport nga Komiteti i Përhershëm i Inteligjencës në Senatin Amerikanpati përgënjeshtruar akuzat për ndonjë lidhje formale mes regjimit të Sadamit dhe Al-Kaedës.
Qasja e qartë në sytë e Obamës duhet të përcaktojë për momentin debatin rreth politikës amerikane për Sirinë. Refetimi i tij ndaj rolit të Iranit në një tranzicion politik në Siri vlen të theksohet, sidomos me afrimin e bisedimeve bërthamore me P5+1 më 24 nëntor.
Ky autor javën e kaluar tha se “Irani nuk është domosdoshmërisht i palëkundur në lidhje me mbijetesën e Asadit. Plani me katër pika i Iranit për Sirinë përfshin decentralizimin e pushtetit nga presidenca siriane. Zyrtarët iranianë në mënyrë private sinjalizojnë se Asadi nuk është krejtësisht i paprekshëm, në kushtet e duhura. Por një bisedë e tillë – nëse do të japë fryte – mund të ndodhë vetëm me Iranin, me një shpirt bashkëpunimi dhe jo konfrontimi. Përndryshe, Irani thjeshtë do të ulët dhe lufta do të vazhdojë.”