Suudi Arabie

Islami nuk ka të bëjë me mizoritë e ISIS-IT

Të bashkuar kundër dhunës:

Nizar bin Obaid Madani, Ministër i Jashtëm në seminarin e

organizuar nga Qendra për Dialog  - Mbreti Abdullah- në Vjenë.

 

   

Udhëheqësit më të lartë Sauditë u bashkuan të mërkurën me përfaqësuesit e  besimeve të tjera për të dënuar dhunën nga ana e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS) në një konferencë të organizuar në kryeqytetin e Austrisë nga Qendra Ndërkombëtare Mbreti Abdullah për Dialog Ndërfetar dhe Dialogu Ndërkulturor (KAICIID).

   

KAICIID u themelua në tetorin e vitit 2011 nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Abdullah, për të promovuar harmoninë ndërfetare. 

  

Disa organizata që janë të lidhur me Islamin janë duke kryer disa veprime në emër të xhihadit. Ky nuk është Islami.  ”Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane, Abdullah Al-Turki u citua nga Agjencia e Lajmeve Reuters, që thoshte. Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë të dënojnë me forcë këtë sjellje, që ne e shohim si kundër Islamit, tha ai për një audiencë, ku ishin muftitë e Egjiptit, Libanit dhe Jordanit; përfaqësues të lartë të disa kishave, Rabbi David Rosen i Komitetit Amerikano-Hebre dhe diplomatë.

   

Ministri i Jashtëm, Nizar Madani, përçmoi shfaqjen e fraksioneve që përdorin terrorizmin dhe dhunën në emër të fesë Islame. Ata janë duke bërë kërdi. Ata janë duke vrarë dhe shkatërruar çdo gjë.

    

Ata që e kanë përqafuar terrorizmin, për fat të keq, këtë ia atribuojnë, Islamit. Islami nuk ka të bëjë me ta, tha ai.

    

Konferenca, e titulluar Së bashku kundër dhunës në emër të fesë, bëri thirrje për kundërshtimin e mesazheve të militantëve në mediat sociale që i përdorin për t’i joshur rekrutët, kurse e vërteta është se duhet përhapur parimet e diversitetit dhe tolerancës.

     

Faisal bin Muamar, Sekretar i Përgjithshëm i KAICIID, theksoi nevojën për t'u përballur me dhunën që po kryhet në emër të fesë. Ai tha se krimet e kryera nga militantët në Irak dhe Siri nuk kanë të bëjnë  me ndonjë fe. Ai theksoi se komunitetet fetare në mbarë botën duhet të bashkëjetojnë në mënyrë paqësore.