Udhëheqës muslimanë, të krishterë dhe hebrenj, bashkohen në konferencë për të dënuar dhunën
Udhëheqës të lartë muslimanë, udhëheqës të krishterë dhe hebrenj dënuan dhunën nga militantët e Shtetit Islamik (IS), në një konferencë të mërkurën, të cilën e përkrahu Arabia Saudite, një shfaqje e rrallë e unitetit ndërfetar që synon nxitjen e tolerancës dhe diversitetit.
Shteti Islamik ka shkaktuar alarm ndërkombëtar kur ka pushtuar pjesë të mëdha të Irakut dhe të Sirisë, duke shpallur kalifat sunnitë duke zgjeruar kufijtë e tyre dhe duke masakruar ata që mendojnë ndryshe, duke i akuzuar si të pafe, si muslimanët shi’itë dhe të krishterët.
Disa organizata që janë të lidhura me Islamin janë duke kryer disa veprime në emër të xhihadit. Ky nuk është Islami, tha Abdullah bin Abdulmuhsen Al Turki, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore Muslimane.
Kjo është arsyeja pse ne dëshirojmë që të dënojmë me forcë këtë sjellje, të cilën ne e shohim si kundër Islamit, tha ai për një audiencë, ku ishin muftitë myslimanë nga Egjipti, Libani dhe Jordani; përfaqësues të lartë të disa kishave, Rabbi David Rosen i Komitetit Amerikano-Hebre dhe diplomatë.
Nizar bin Obaid Madani, Ministri Saudit i Shtetit për Punët e Jashtme, përçmoi daljen e fraksioneve në Lindjen e Mesme , që përdorin terrorizmin dhe dhunën në emër të fesë. Ata janë duke bërë krime, ata
po vrasin dhe po shkatërrojnë çdo gjë.
Ata që e kanë përqafuar terrorizmin, për fat të keq, çdo gjë që bëjnë, çdo dhunë që ushtrojnë ia atribuojnë Islamit. Islami nuk ka asgjë të bëjë me ta, tha ai.
Konferenca bëri thirrje për kundërshtimin e mesazheve të militantëve të xhihadit në mediat sociale të cilat i përdorin për t’i joshur rekrutët, si dhe për udhëheqësit e kurseve në shkolla, në xhami dhe në komunitetin më të gjerë për të përhapur parimet e diversitetit dhe tolerancës.
Konferenca u organizua nga Qendra Ndërkombëtare e Mbretit Abdullah bin Abdulaziz për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor (KAICIID).
Qendra Ndërkombëtare e Mbretit Abdullah bin Abdulaziz për Dialog Ndërfetar dhe Ndërkulturor (KAICIID) është nën hetime intensive në Austri që nga dita kur u hap në vitin 2012. Kritikët thonë se qendra ka bërë pakëz për promovuar dialogun fetar në një kohë kur 150 xhihadistë kanë lënë Austrinë për të luftuar në Lindjen e Mesme.