Ekonomi

Konferenca për bankën islame

Në bankën islame rreziku ndahet me klientin, në bankën komerciale kryesisht rreziku i ngarkohet vetëm klientit.

Në bibliotekën e Gazi Husrevbeut në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës ka filluar konferenca dyditore ndërkombëtare për bankën islame me titull:” Sarajevo Islamic Finance and Economics Conference 2014”. Konferenca është organizuar nën emërtimin” Sfidat e reja për ekonominë islame dhe zhvillim të financave”, dhe bëhet fjalë për të vetmin konferencë të tillë nga fusha e ekonomisë islame në këtë pjesë të Evropës. Organizator është shoqata evropiane për ekonominë islame, banka dhe financa në bashkëpunim me partnerët tjerë.

Dekani i fakultetit ekonomik në Sarajevë prof. dr.  Zheljko Shain theksoi se kamata është njëra nga burimet e jostabilitetit në botë, jo e vetmja, por njëra prej burimeve, islami bankar mund të ndihmojë në të vërtetë, pasi që ka thënë  se në planetin e Tokës jeton bashkësia islame shumë e madhe dhe është normale që ajo është mënyra më korrekte e këndvështrimit për zhvillimin e ardhmërisë nga ajo e fajdesë në të cilin bota e tanishme bazohet në profit apo kamatë. Ai shtoi se konferenca e sotshme është ngjarje e madhe jo vetëm për Bosnjën dhe Hercegovinën por edhe për tërë botën.

“ E tërë bota gjendet para sfidave të reja. Si të organizohen financat e reja, zhvillimi i ri ekonomik, pasi që forma e zhvillimit aktual nuk çon kah e mira. Duhet të punojmë në balancimin e zhvillimit ekonomik dhe shfrytëzimin racional të mjeteve financiare në krejt botën. Nuk mund të lejojmë polarizimin në shumë të pasur dhe shumë të varfër. Njëra nga përgjigjet e tilla duhet kërkuar edhe në këtë konferencë”, ka thënë Shaini. Duke treguar se kamata në islamin bankar është”haram” gjegjësisht e ndaluar, Shaini ka thënë se çmimi i parasë së huazuar ka tejkaluar çdo masë dhe se është një nga burimet e jo stabilitetit në botë. Profesori i drejtës bankare në Fakultetin Ekonomik në Sarajevë Fikret Haxhiqi i cili është njëri nga organizatorët e këtij takimi, para fillimit të konferencës ka thënë se qëllimi i konferencës është promovimi i bankës islame, financave islame, gjegjësisht një mënyrë tjetër të ushtrimit të veprimtarisë financiare.”Për këtë arsye në konferencë kemi ftuar edhe zyrtarët të cilët do të mund të ndikonin në ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit i cili do të krijojë më shumë hapësirë për këtë lloj të veprimtarisë financiare. Ashtu që presim që Bosnja dhe Hercegovina mund të paraprijë në rajon por edhe më gjerë me këtë qasje të tërheqjes së kapitalit islam gjegjësisht kapitalit nga shtetet islame”, ka thënë Haxhiqi dhe ka shtuar se qëllimi i kësaj konference është që kjo mënyrë e biznesit financiar të jetë sa më atraktive.

Guvernatori i Bankës Qendrore të Bosnjës dhe Hercegovinës ka thënë se konferenca është rast që të thuhet diç për kornizën juridike për islamin bankar, pasi që në Bosnjë e Hercegovinë nuk ka. Ai ka nënvizuar se në BeH në principet e bankimit islam vepron vetëm një bankë, por siç ka thënë ai, nuk është promovuar  mjaftueshëm  të gjitha benifitet qe ofron  banka islame, në të cilin duhet punuar. ”Njerëzit mendojnë se në të gjithë  problemi i vetëm është kamata, gjegjësisht se kamata nuk paguhet. Sipas meje ndryshimi është shumë më i madh, pasi që në bankën islame ndahet rreziku bashkërisht me klientin dhe bashkërisht hynë në projekte me klientët, ndërsa te banka komercial kryesisht rrezikun ia ngarkon klientit”, ka cek Kozariqi. Ai mendon se dimensioni social dhe përgjegjësia shoqërore e bankave më shumë është e shprehur në bankën islame dhe detyrë e saj është që ajo të promovohet. Në pyetjen e gazetarit lidhur me faktet se institucionet në BeH më tepër  marrin hua nga bankat komerciale, dhe nuk shkojnë tek bankat islame. Kozariqi ka thënë se ekziston një ngatërrim, të cilin kjo konferencë do të duhej të largojë.” Banka islame nuk është vetëm për mysliman. Nga ana tjetër kur të vështroni 80% të myslimanëve në botë nuk kanë qasje në bankën islame”, ka thënë Kozariqi, duke theksuar se duhet të rritet ndërgjegjja e qytetarëve në qasje dhe mundësit e bankimit islam. Në kuadër të konferencës dyditore do të trajtohen çështjet bashkëkohore në fushat e ekonomisë islame dhe financave islame, e veçanërisht”sukuku”-bonoja islam. Financat islame paraqesin një nga segmentet më të shpejta të rritjes së financave globale të cilët tërheqin vëmendjen jo vetëm të teoricienëve por edhe të praktikantëve.

Për konferencë janë paraqitur mbi 100 punime të autorëve nga 22 shtete, e në konferencë do të prezantohen vetëm 30 punime të zgjedhura. Fjalën hyrëse do të mbajë dr. Zheljko Shaini, dekan i Fakultetit Ekonomik në Sarajevë, dr. Abdul Gafar nga Islamic Research and Training Insitut, si dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në BeH Edward Ferguson. Qëllimi kryesori i Konferencës është të grumbullojë ekspertët nga fusha e ekonomisë islame, të financave dhe bankave, të cilët do të prezantojnë punimet e tyre hulumtuese shkencore, por edhe të shkëmbejnë përvojat nga kjo fushë e rëndësishme shkencore.