U botuan tri libra në anglisht mbi martirizimin e El-Abbasit
Jeta dhe martirizimi i Abas bin Ali (El-Abbas), shembulli i trimërisë dhe besnikërisë për myslimanët është portretizuar në tri librat e fundit në gjuhën angleze.
Al-Abbasi ishte biri i Imam Aliut, Halifi i katërt i Islamit dhe Imam i parë i Muslimanëve Shi'it, dhe vëllai nga babai i Imam Hussejnit, i cili u martirizua në mbrojtje të tij në betejën epike të Qerbelasë. Ai u varros në xhaminë e Al-Abbas në Qerbela, Irak, ku ai u martirizua.
Të tri librat janë shtypur nga Ansarijan Publications. Libri i parë, 'Al-Abbas' është nga autori Bedrit Shahin, që ka 152 faqe. Libri paraqet jetën e heroin e Islamit i cili mbrojti fenë dhe Familjen e Pejgamberit, Muhammedit (a.s.) derisa ai humbi jetën e tij në këtë drejtim.
Libri i dytë, ‘The Bannerman of Nineveh Al-Abbas Bin Ali’, me autor, Mexhid Massoudi, është përkthyer në anglisht nga Sejjid Farid Muhammedi. Libri ka 40 faqe.
Libri i tretë quhet ‘The Record of Loyalty’, shkruar nga Abbas Al-Mugharram dhe përkthyer në anglisht nga Mehdi Hussejni dhe ka 153 faqe.