Shqipëri

Shteti Islamik dhe Ballkani. Uashingtoni dërgon prokurorë dhe “këshilltarë për anti-terrorizmin”

Më 13 nëntor 2014 Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Eric Holder njoftoi se pas takimit me ministrat e Bashkimit Europian, Departamenti i Drejtësisë ka caktuar disa prokurorë federalëamerikanëdhe këshilltarë të lartë të zbatimit të ligjit në rajone kyçë në Ballkan, Lindjen  e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

 

Qëllimi i caktimit të këtyre prokurorëve amerikanëu tha se ishte për të “ndihmuar këto vende në ndjekjen penale të individëve që kthehen nga Siria dhe për t’u siguruar se i kanë ligjet e nevojshme për ta bërë këtë, si ai i përdorur zakonisht në Shtetet e Bashkuara që e konsideron krim sigurimin e mbështetjes materiale për organizatat terroriste.” Eric Holder më tej vuri në dukje se:

“Qëllimi ynë me këto përpjekje është që të krijojmë aftësitë për të luftuar luftëtarët e huaj terroristë duke zbatuar ligjin në mënyrë që të mund të ndalojmë rrjedhjen e luftëtarëve...  dhe të luftojmë në mënyrë agresive ekstremizmin e dhunshëm.” Plani që njoftoi Holder, përfshinte “caktiminenë Ballkan të një këshilltari rajonal për anti-terrorizmin.”

 

Për njerëzit që banojnë në Ballkan, lajmërimi i Eric Holder ishte një suprizë e madhe. Gjatë muajve të fundit, një numër i madh qeverishë në Ballkan, përfshirë Serbinë, Bosnje Hercegovinën, Maqedoninë, Shqipërinë, Kosovën etj., kanë rishikuar kodin e tyre penal, duke bërë që pjesëmarrja në luftë apo lidhja me grupe të armatosura në vende të tjera të denohet me mbi 10 vjet burg. Në përputhje me direktivat e Uashingtonit, të gjitha vendet ballkanike me popullsi muslimane i janë bashkuar “luftës së re ndaj terrorit” të administratës amerikane.

Që nga gushti 2013, kur amerikanët ndryshuan planet e tyre për “ndërrimin e regjimit” në Siri dhe i shpallen “luftëtarët demokratik të lirisë” kundër “diktatorit sirian” si terroristë, edhe shtete e Ballkanit i kanë denoncuar publikisht “xhihadistët”. Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Serbia etj., kanëkryer dhjetra arrestime, ndërsa mediat lokale dhe ato amerikane në rajon, si Radio Europa e Lirë, e cila deri në qershor 2013 i lavdëronte xhihadistët dhe i quante “vullnetarë,”tani kanë ndërruar anë krejtësisht dhe të gjithë po i shpallin xhihadistët si terroristë. Xhihadistët dhe shefi i tyre gogol, Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë (apo ISIS) po dënohen nga institucionet shtetërore zyrtare të Islamit në Ballkan, si edhe nga shumë predikues vehabij (të dyshuarit e zakonshëm). Ndërsa deri në vitin 2013, shumë hoxhallarë dhe institucionet zyrtare islame në Ballkan lavdëronin luftën “sunite”, apo “Pranverën Arabe” kundër “regjimit sirian” dhe “shiitëve e alevive,” duke i lavdëruar xhihadistët si luftëtarë të lirisë,pas Radios Europa e Lirë dhe kthesës së administratës amerikane, edhe ata iu bashkuan qerres sëkundështarëve, dhe tani pretendojnëse muxhahidinët nuk janë muslimanë e nuk përfaqësojnë Islamin.

Kështu që, kur të gjitha regjimet, të gjithë drejtuesit zyrtarë muslimanë dhe pothuajse të gjithë besimtarët muslimanë në Ballkan e kanë kuptuar dhe e kanë pranuar më në fund – pa dëshirën e tyre apo nga frika – se xhihadi në Siri është i gabuar, dhe i konsiderojnë në masë muxhahidinët e ISIS-it si jo muslimanë, atëherëpse Eric Holder dhe administrata amerikane kanë nevojë tëdërgojnë prokurorë federalë dhe të caktojë këshilltarërajonalëpër anti-terrorizmin në Ballkan? Ndërkohë qëqeveria e Shqipërisë i ka furnizuar me armë xhihadistët në Libi,qeveria e Kosovës i ka pritur e mbase ka trajnuar dhe armatosur xhihadistët sirianë, ndërsa Kroacia bashkë me Sauditët kanë armatosur xhihadistët në Siri, tani të gjitha qeveritë e Ballkanit janë “penduar” dhe i kanë pranuar mëkatet e tyre të kaluara. Ato të gjitha ia kanë hedhur fajin për xhihadin e vitit 2012-2013 kundër qeverisë siriane, të ligëve “vehabij”, “terroristëve,” “radikalëve të frymëzuar nga ISIS-i”,ndërsa ju e vende si Shqipëria keni shlyer mëkatet duke furnizuar me armë falas anti-xhihadistët kurd, shumë prej të cilëve luftojnëpër orgazitata tëkonsideruara terroriste si PKK-ja.

Atëherë, pse duhet ky këshillim i madh rajonal në Ballkan, kur çdo gjë po shkon mirë për NATO-n dhe frontin ballkanik? E pra, siç thonë anglezët, Djalli është tek detajet. Arrestimet e fundit të kryera nga amerikanët dhe qeveritë e tyre të nënshtruara në vende si Kosova dhe Shqipëria, nuk po e luajnëshumëmirë lojën e kthesës amerikane ku fajësohen muslimanët dhe Islami si burim i xhihadizmit dhe terrorizmit në Siri.

Le të marrim shembullin e Kosovës.  Arrestimet në masë që autoritetet kosovare kanë bërë në provincen ish-jugosllave të Kosovës në muajin gusht dhe shtator 2014 – ku autoritetet lokale i deklaruan këto arrestime si luftë kundër ISIS-it – rezultuan një farsë. Gjykata e Kosovës shpalli të pafajshëm shumicën e të arrestuarve meqë nuk mund të gjente justifikime ligjore për burgosjen e tyre. Nga ana tjetër, organizata si Forumi i të Rinjve Muslimanë të Kosovës e kanë sfiduar hapur qeverinë e Kosovës si të përfshirë në xhihadin sirian. Në një deklaratë për shtyp në muajin gusht 2014, ata i kërkuan prokurorit të përgjithshëm që të arrestonte Ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, si dhe tëmerrte në pyetje presidenten Atifete Jahjaga dhe kryeministrin Hashim thaçi rreth përfshirjes së tyre në mbështetjen e xhihadistëve sirianë. 

Shqipëria fqinje e gjen veten të përfshirë në të njëjtënrrëmujë ligjore.Ndërkohë që qeveria e Edi Ramës ka caktuar si kryetar të Komunitetit të Kulteve selefiun Ilir Hoxholli, i cili ka udhëhequr protestat kundër qeverisë sirianenë Tiranë mes vitit 2012 dhe 2013, ajo gjithashtu ka armatosur xhihadistët që nga Siria në Libi. Me një kontekst të tillë në mendje, qeveria në mënyrë të dëshpëruar po përpiqet të prodhojë një kokë turku për të arsyetuar veprimet e saj të fundit. Ashtu si në Kosovë, qeveria shqiptare ka arrestuar shumë selefij me profil të ulët, të cilët akuzohen se kanë ndihmuar dhe mbështetur xhihadin në Siri. Por edhe këtu, të arrestuarit nuk duket se janë fajtor për ndonjë krim. Le të marrin shembullin e Verdi Moravës. Ai ka qënë në njëgrevë uri që prej muajit tetor dhe po kërkon nga autoritetet shqiptare që ta marrin në pyetje ose ta lirojnë. Ai mbahet prej 8 muajsh dhe asnjëherë nuk është marrë në pyetje nga policia apo shërbimi sekret! Ai vazhdon të pohojë pafajësinë e e tij. Dy akuzat kundër tij janë: 1. Se ka shoqëruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës një të moshuar i cili po shkonte në Turqi dhe 2. Se ka ngushëlluar babain e një xhihadisti shqiptar për vdekjen e të birit. Armand Aliu, një imam selefij nga Tirana – xhamia e të cilit u bastis nga policia e anti-terrorit – deklaroi në një debat televiziv se xhamia e tij dhe të gjitha xhamitë e tjera në Tiranë ishin urdhëruar nga muftiu i Tiranës që të luteshin për Sirinë dhe të flisnin kundër qeverisë siriane. Atëherë pse qeveria po arreston vetëm selefijë, por jo edhe liderë të Komunitetit Musliman të Shqipërisë të frymëzuar nga Fethullah Gyleni – të cilët Amerika i përshkruan si djemtë e mirë – e që kanë për detyrë t’i udhëzojnë muslimanët shqiptarë larg nga xhihadi dhe ekstremizmi?

Edhe pse këto dy qeveri ballkanike nuk kanë asnjë provë të fortë për të dënuar të arrestuarit, nën presionin e Shteteve të Bashkuara ato kanë marrë masa që bien në kundërshtim me të gjitha normat demokratike. Ndërkohë që OSBE-ja dhe Departamenti Amerikan i Shtetit heshtin ndaj masave shtypese kundër muslimanëve në Ballkan, qeveritë ballkanike si ajo e Kosovës e kanë gjithnjë e mëtë vështirë që të justifikojnë ligjërisht goditjen e shoqërisë civile musilmane, politikanët opozitarë dhe mbylljen  e shumë organizatave humanitare joqeveritare (muajt e fundit janë mbyllur pa asnjë juftikimi ligjor disa organizata që kujdeseshin për jetimët dhe nevojtarët).

Mungesa e arsyetimeve ligjore për arretimin e besimtarëve muslimanë, politikanëve, imamëve, dhe goditja e shoqerisë civile muslimane, ka krijuar tensione të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë mes gjykatës, shoqërisë civile, qeverive të dominuara dhe të nënshtruara ndaj Amerikës, ambasadave amerikane dhe emisarëve të Uashingtonit, të cilët kërkojnë gjyqe në masë dhe  ndëshkime për aktivistët muslimanë, të cilët shpesh i përshkruajnë si terroristë. Kur autoritetet kosovare në muajin shtator 2014 filluan arrestimet në masë të dhjetra imamëve dhe besimtarëve muslimanë, u dënuan publikisht nga Tracey Ann Jacobson, ambasadorja amerikane në Prishtinë. Por, këto arrestime u dënuan edhe nga shumë intelektualë kosovarëdhe organizata për të drejtat e njeriut. Liderëtë njohur kosovarë të rezistencës dhe ideologët nacionalistë si Adem Demaçi dhe Rexhep Qosja deklaruan se nuk kishin parë arrestime të tilla as gjatë kohës së Rankoviçit (kreu i tmerrshëm i policisë sekrete jugosllave) dhe Sllobodan Millosheviçit. Qosja vuri në dukje se edhe pse ata bënin thirrje të hapur për rezistencë kundër Jugosllavisë komuniste, askush nuk i arrestonte ata në masë. Si mundet që një shtet demokratik të arrestojë në masë qytetarët e tij vetëm duke u bazuar në dyshime dhe me justifikimin e nxitjes së urrejtjes fetare, ndërkohë që fondamuntalistë të krishterë si miku i afërt i Edi Ramës, Maks Velo, i cili ofendon haptas muslimanët dhe Islamin, nuk arrestohen asnjeherë – pyeti Qosja. Megjithatë, zyrtarët amerikanë mendojnë ndryshe. Kur gjykata e Prishtinës liroi shumë imamë të arrestuar dhe besimtarë muslimanë në tetor 2014, Tina Kaidanow, diplomatja dhe koordinatorja për anti-terrorizmin në Departamentin Amerikan të Shtetit anuloi vizitën e saj në Kosovë, dhe një nga arsyet e përmendura ishte zhgënjimi i saj për lirimin nga burgu të imamëve dhe besimtarëve.

Duke u bazuar në zhvillimet e fundit dhe tensionet që “lufta e re amerikane ndaj terrorit” po krijon në Kosovë dhe Shqipëri, besoj se caktimi nga administrata amerikane i një këshilltari rajonal për anti-terrorizmin në Ballkan po bëhet për të “ruajtur dinjitetin” dhe për të prodhuar justifikimet e nevojshme për zyrtarët amerikanë dhe qeveritë e tyre të nënshtruara në mënyrë që të kufizojmë më tej të drejtat e muslimanëve në Europën juglindore. Meqënëse qeveritë lokale nuk kanë qënë në gjendje të prodhojnë prova të mjaftueshme për të justifikuar arrestimet në masë, misioni i këshilltarit rajonal për anti-terrorizmin me sa duket është prodhimi i arsyetimeve publike të mjaftueshme dhe kurtheve ligjore që do t’u nevojiten të shpikin qeveritë lokale për të frikësuar dhe terrorizuar popullatën e tyre muslimane. Muslimanët po përdoren si kokë turku në Ballkan, e vetëm ata po fajësohen për xhihadin në Siri. Edhe pse është e vërtetë se Ballkani ka prodhuar shumë xhihadistë trushparë të cilët i besuan propagandës së CNN-it dhe Al-Xhaziras kundër Sirisë,dhe iu bashkuan xhihadit të Obamës për “demokraci”, ata nuk janë fajtorët e vetëm të luftës së ndyrë që Amerika dhe aleatët e saj po bëjnë në Lindjen e Mesme prej shumë dekadash. 

Burimi: Global Research