Studiuesit zbulojnë kopjen më të “vjetër” të Kur'anit në Gjermani
Studiuesit në Universitetin e Tübingen në Gjermani njoftuan për zbulimin e një kopje të Kur’anit të Shenjtë që daton nga viti 40 i Hixhretit, rreth vitit 622 sipas Kalendarit Gregorian, sipas faqes gjermane Deutsche Welle.
Dorëshkrimi ishte vendosur në bibliotekën e Universitetit në vitin 1864 kur institucioni kishte blerë një pjesë të koleksionit privat të librave të konsullit prusian, Johann Gottfried Fitz Stein.
Sipas hulumtuesve, kopja e Kur’anit është shkruar 20-40 vjet pas emigrimit të Profetit Muhammed (a.s.) nga Meka në Medinë, në vitin 622 sipas Kalendarit Gregorian.
Pas shqyrtimit, analizës, të mostrave të dorëshkrimit, si pjesë e një projekti kërkimor shkencor që kërkon për të hulumtuar historinë e shkrimit të Kur’anit, studiuesit zbuluan se kopje e Kur’anit në dorëshkrim daton në fillim të shekullit të shtatë.
Sipas zëdhënësit të universitetit, kopja e Kur’anit është shkruar në shkrimin, stilin, e Kufës, një nga shkrimet më të vjetra në gjuhën arabe.