Kulturë

Kopjet më të vogla të Kur'anit në Muzeun e Xhamisë së Imam Rizait në Mash’hed

Tri kopje më të vogla në botë të shtypura të Kur’anit janë paraqitur në Muzeun e Xhamisë së Imam Rizait, në Meash’had, Iran.

    

Sipas Sejjid Muhammed Reza Fazel Hashemi, Drejtor i Bibliotekave, Muzeumeve dhe Arkivit të Xhamisë së Imam Rizait, kopjet janë dhuruar nga Vahid Taha Muhammedi.

   

Ai tha se tri kopjet e vogla të Kur’anit janë me vlerë të madhe në aspektin e madhësisë dhe stilit kaligrafik, duke shtuar se madhësia e Kur’anëve është 1.5 me 2.2 me 2.5 centimetra, njoftoi Agjencia IRNA.

  

Sejjid Muhammed Reza Fazel Hashemi vuri në dukje se rreth 20.000 kopje të rralla të dorëshkrimeve të Kur'anit, si edhe 95.000 libra të rralla Islame janë në Muzeun e Xhamisë. Muzeu i Xhamisë së Imam Rizait është thesari më i madh i veprave të rralla të shkruara në Botën Muslimane.

  

Xhamia e Imam Rizait dhe institutet e saj ndihmëse kulturore përbëhet nga 38 biblioteka me një koleksion të përgjithshëm prej 2.5 milionë libra, duke përfshirë edhe dorëshkrime.