Protesta e 22 nentorit. Proteste politike apo popullore?
Më 22 Nëntor do të mbahet protest madhështore përpara Kryeministrisë për premtimet e pambajtura. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryetarit të Bashkisë së Tiranës z,Lulzim Basha, kjo protest nuk do të jetë një protest politike, por një protest popullore ku populli vet do të dalë në protest kundër reformave të ashpëra të qeverisë Rama dhe pushtetit të tij policesk. Kjo protestë do të shtrihet në të gjithë vendin ku në të do të marrin pjesë mijra shqiptar nga e gjithë Shqipëria. Të paktën këto kanë qenë fjalët e kryetarit Opoziar Basha i cili ftoi të gjithë shqiptarët të dalin në protest kundër ligjeve të pabaza që po cojnë në rrënim popullin shqiptar. Por, cilat mund të jenë arsyet e vërteta të kësaj proteste dhe a duhet populli të dalë në protest?
Ja cfarë shprehu Kryeministri në lidhje me protestën e 22 Nëntorit e cila pritet të nisë pas 2 ditësh:
“Do te ndertosh pa leje?Do te vjedhesh drita sa te duash?Do diplome pa shkuar ne shkolle?Po Lazarat e rrena pa hesap do?Protesto #VajmedetPD”!
Këto kanë qenë fjalët e Kryeministrit Rama të postuara në rrjetin e tij socjal Facebook. Le të analizojmë me radhë nëse Kryeministri ka të drejtë apo jo!
“Do të ndërtosh një ndërtesë pa leje”?
-Sigurisht që ndërtimet pa leje janë të jashtligjshme dhe prishin rendin infrastrukturor në vend, por kjo nuk do të thotë që të nxjerrrësh në rrugë një popull të pasiguruar ekonomikisht, të papunë dhe mbi të gjitha me dokumente në proces legalizimi ku vet Kryeministri premtoi legalizimet falas. Ai tha se nuk po shkulen banesat e popullit të thjeshtë, por bisneset e cibanëve. Në fakt ndodhi e kundërta. Shumë njerëz humbën banesat e tyre, situate të cilat
sollën trrazira në vend dhe dhunë mbi banorët ku disa prej tyre u rrahën barbarisht nga forca të shumta policie përfshirë këtu edhe fëmijë .
Situata të cilat demostrohen me prova filmike të transmetuara në shumë media. Për këtë situatë Europa mbajti qendrim neutral kurse Amerika e quajti një akuzë të ekzagjeruar pavarësisht provave filmike dhe rasteve pafund.
“Do të vjedhësh drita sa të duash”?
-Sigurisht që vjedhja e energjisë elektrike dënohet me ligj në cdo vend të Botës, por kjo nuk do të thotë të vendosësh përpara drejtësisë një popull që e ke lën në mjerim total ku rreth 70% e popullsisë janë të papunë dhe pikërisht është kjo kategori që mban mbi kurriz faturat afrofe si dhe do të mbajë në kurriz rritjen e cmimit të energjisë elektrike në vend me rreth 12 kw\orë. Një cmim i papërballueshëm për taksapaguesit shqiptar të cilët janë në gjendje mjeruese ekonomike. Një ligj i cili po bie si sëpatë e rëndë mbi popullin kur disa metra larg Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri vidhte energji elektrike në kabuj të fshehtë dhe pas denoncimit mediatik si skandal, i preu gjatë natës. Pra një vjedhje e hapur qeveritare kur mbi popullin rëndon 5 vite heqje lirie ndërsa për Ministrin cështja u mbyll pa deklarata.
“Do Diplomë pa shkuar në shkollë”?
-Të gjithë duan një Diplomë dhe asnjë s’mund të diplomohet pa shkuar në shkollë. Qoftë gjatë periudhës Berisha, qoftë në këtë periudhë, askush nuk ka guximin të japë Diploma pa kriter përjashtuar Universiteteve Private të cilat gjithnjë kanë qen jashtë standarteve Universitare. Reformë në arsim nuk mund të quajmë vetëm Diplomat e dhëna me drejtësi. Nuk mund të quajmë faktin se kjo qeveri u hoqi të drejtën shumë të rinjve të shkollohen duke rritur taksat e shkollimit dhe duke e kthyer kështu Universitetin Institucion vetëm për fëmijët borgjez, sepse shtresa e varfër nuk i ka mundësitë ti paguajë këto tarifa.
“Lazarat e rrena pa hesap do”?
-Askush nuk e preferon drrogën në shtetin e tij. Luftë kundër drrogës nuk do të thotë të djegësh disa degë ulliri në një fshat pa emër dhe të arrestosh persona me dosje të pastër duke i marrë me pizhame nga shtëpitë dhe duke u terrorizuar fëmijët. Luftë Anttidrrogë nuk është atëhere kur Qeveria tha se avjoni me drrogë ishin mushkonja dhe populli sheh ëndërra ndërkohë kishte kohë që vazhdonte trafikimi dhe eksportimi i drrogës nga Lazarati për në Itali dhe kjo situatë u kishte rën në sy pushuesve të Divjakës të cilët denoncuan fenomenin. Një fenomen i cili u konsiderua si luftë mushkonjash nga Qeveria duke e konsideruar alarmin provokim të opozitës.
A ka arsye të tjera?
Po ka. Ka aq shumë sa do të duhet një ditar për ta analizuar. Të mos flasim për gënjeshtrat e punësimit ku Agjencia e Punës rregjistron emra të pafund të papunësh duke i lën me dokumentin e papunësisë në dorë. Madje sipas Kryeministrit, këta persona, nëse nuk paguajnë energjinë elektrike, do të dënohen me 5 vite burg.
Për 1 vit qeverisje, burgjet shqiptare janë mbimbushur për herë të parë në historinë politike shqiptare. Aq shumë, sa Qeveria ka hedhur në referendum të krijohen burgje të reja për cdo qytet dhe të burgosurit të burgosen sipas qyteteve përkatëse. Pra, burg për vjedhje dhe mos pagim energjie, dhe burg nëse kërkon të drejta apo ankohesh se je i papunë.
Mbi të gjitha, nuk ke cfarë prêt nga një Qeveri që s’ka tren. Jemi i vetmi vend në Botë që nuk e njohim transportin me Tren. I vetmi vend që kemi më shumë parti politike dhe Ministri se popullatë dhe Qeveria thotë s’ka punë në shtet për të gjithë. I vetmi vend në botë që s’kemi varka. Të mos përmendim Trolet dhe Tramet apo Trenin Ekspres i cili gjoja do ndërtohej me Lungomaren dhe do lidhte Tiranën me Karaburunin. Një premtim që u përtyp dhe fondet u futën në xhep. Ka pasur fonde pafund. Ka pasur investime nga Investitorë të huaj nga e gjithë bota. Madje në deklaratës e Raportit të sotëm, investitorët refuzuan të investojnë në Shqipëri sepse nuk kanë garanci ekonomike për të krijuar bisnese në këtë shtet i cili nuk ka as ligje dhe as drejtësi të besueshme. Kështu u shprehën bisneset e huaja për vendin tonë.
Këto ishin arsyet përse kjo protest duhet bërë, sepse kjo është protesta e një populli të zhgënjyer.
CITAT:
“Fjalët që Zoti citoi, ti mos e mbill të keqen. Ai që die trradhëtoi, nesër do vjelli gënjeshtër”