Kulturë

Konferencë për Studime Kur'anore në Pakistan

Një konferencë kombëtare tri ditore me  titullin Statusi i Studimeve Kur'anore në Pakistan filloi më 11 nëntor 2014 në Auditoriumin Allama Ikbal,  në Kampusin e Xhamisë së Universitetit Islamik Ndërkombëtar.

   

Konferenca është organizuar nga Instituti i Kërkimeve Islame (IRI) i Universitetit në bashkëpunim me Komisionin e Lartë të Arsimit dhe Institutin Ndërkombëtar Ikbal për Hulumtime dhe Dialog (IRD).

   

Konferenca do të mbulojë një gamë të gjerë temash që lidhen me Studimet Kur’anore në Pakistan. Konferenca, gjithashtu, do të shqyrtojë dhe të vlerësojë përpjekjet në lidhje me mësimin e Kur'anit, rishikim për të adresuar sfidat dhe pengesat në shërbimet Kur'anore,  dhe të ofrojë një mundësi për individët dhe institucionet që kanë të bëjnë me shërbimet e Kur'anit për të diskutuar sfidat dhe zgjidhjet.

     

Sesioni i hapjes së konferencës do të drejtohej nga Prof. Dr. Ahmed Yousif Al-Draivish, Kryetar i Instituti të Kërkimeve Islame. Udhëheqës dhe studiues të njohur nga i gjithë Pakistani do të paraqesin punimet e tyre kërkimore gjatë tri ditëve. Seanca përmbyllëse do të kryesohet nga Prof. Dr. Masun Yasinzai, rektori i Instituti të Kërkimeve Islame të Universitetit.