Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Armiqtë nxisin Islamofobinë për të parandaluar Zërin e Islamit të dëgjohet

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik tha se armiqtë provokojnë islamofobinë duke i ndihmuar të rriten grupet e armatosura në emër të Islamit.

 

  

Duke iu drejtuar një ceremonie në Akademinë Ushtarake Imam Ali  në Teheran, të hënën, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei i referohet masakrave të njerëzve të pafajshëm nga këto grupe të armatosura në emër të Islamit si një nga mënyrat e armiqve për të promovuar islamofobinë.

   

Shkëlqesia e tij theksoi se sot, tiranët global janë thellësisht të shqetësuar për fuqinë e Islamit dhe kjo është arsyeja pse ata janë duke bërë gjithçka për të përhapur islamofobinë në të gjithë botën.

    

Udhëheqësi Suprem tha se ndërsa bota e sotme ka etje për mesazhin  Islam të pastër e çlirimtar, kurse dashakëqinjt global, fuqitë ngacmuese  janë duke u përpjekur për të përdorur artin, politikën, militarizmin dhe mjete të tjera për të penguar zërin e Islamit të pastër që të dëgjohet.    

   

Por zëri është dëgjuar, dhe një tregues i kësaj është frika në rritje e fuqive hegjemoniste, nënvizoi Ajetullah Hamenei.

   

Shkëlqesia e tij vazhdoi të thotë se njerëzimi më shumë se kurrë ka  nevojë për Mesazhin Islam të popullit iranian.