A do të mund ta mbajë Shteti Islamik kontrollin në Mosul?
Historia më e besueshme sot për pushtimin e Mosulit nga Shteti Islamik (IS) më 9 qershorështë se ISIS-i e ka pushtuar Mosulin disa vite përpara kësaj date dhe ka qeverisur për një kohë të gjatë si një shtet brenda shtetit. Sipas burimeve të publikuar nga mediat perëndimore dhe arabe, Al-Kaeda dhe ISIS-i kanë qënë ta pranishme në Mosul që nga viti 2006, kur e morën kontrollin e tij me forcë.
Por, ISIS-i po e humbet Mosulin përpara se ta ketëzyrtarisht. Banorët e Mosulit po fillojnët’i kundërvihen ISIS-it dhe veprimtarive të tij, pasi në fillim u bashkuan me grupin për t’i liruar ata nga ushtria irakene dhe praktikat e qeverisë qëndrore.
Në fillim të muajit nëntor, Valiu (udhëheqësi) i Mosulit, zyrtari i ISIS-it Dar al-IftaQuasi Abdul Mohsen, lëshoi një qarkore qëtërhoqi vëmendjen e mediave të lidhura me ISIS-in. Fillimisht dokumenti u publikua me anë të “pikave mediatike” – të cilat në thelb janë kabina të vendosura nëpër lagjet e qytetit, në të cilat transmetohen videot e ISIS-it që më pas shpërdahen në lajme dhe faqet e mediave sociale të lidhuar me ISIS-in.
Kryesisht qarkorja përqendrohej në parandalimin e arrestimit tëçdo qytetari në Mosul në mungesë të një urdhëri të firmosur nga gjykatësi sheriatik. Thuhej se do të vendoseshin sanksione në rast të ndonjë shkeljeje të këtij diktati.
Gjatë vitit 2013, banorët e Mosulit protëstuan kundër qeverisë së Nuri al-Malikit, e cila e humbi qytetin shumë kohë para se ISIS-i ta pushtonte. Njerëzit atje ishin të mërzitur nga praktikat e qeverisë dhe ushtrisë. Ata ankoheshin për arrestimet rastësore pa asnjëurdhër. Por, këta protestues u goditën nga një realitet akoma më i ashpër.
Strategjia e ISIS-it për të pushtuar qytetet në fillim mbështetej në ankesat e Sunive rreth autoriteteve të sigurisë në Bagdad. Grupi e llogariste kohën e pushtimit në momentin kur zemërimi i Sunive kundër qeverisë arrinte kulmin.
Banorët e zhvendosur të Mosulit në Erbil, Naxhaf dhe Sulejmanije deshmuan për Al-Monitor se mes 30 qershorit dhe 30 tetorit 2014, ISIS-i ka arrestuar 20 mijë deri në 25 mijë njerëz në Mosul. Këto arrestime përfshinin:
· Oficerë dhe anëtarë të ushtrisë, policë, truproje dhe anëtarë të tjerë të shërbimeve të sigurisë
· Anëtarë dhe liderë të pushtetit lokal, anëtarë të partive politike, veçanërisht ata që kanë marrë pjesë në zgjedhdjet e fundit
· Ish-oficerë të ushtrisë irakene dhe ish-bathistë
· Të moshuar nga fise të ndryshme dhe liderë fetarë
· Gra të cilat kanë punuar në gjyqësor ose në qeverinë e Mosulit, gra biznesmene dhe gra të cilat nuk i përshtateshin kodit të veshjes së ISIS-it.
· Njerëz të cilët kritikonin ISIS-in, ata që pinin alkool, cigare apo të tjerë që shkelnin kodet tatimore.
· Të krishterë, jezidë, shabakë, turmenë dhe kurd, të cilët nuk kanë pasur mundësi tëlargohen.
Në shumicën e rasteve, këto arrestime bëheshin në bazë të informacioneve të dhëna nga informatorë sekret. Të arrestuarit që kanë arritur të dalin nga burgjet e ISIS-it kanë raportuar se rrjeti i informatorëve të ISIS-itështë i vendosur gjerësisht nëpër lagje. Ata po fitojnë njëkohësisht njohjen dhe besimin e ISIS-it por edhe përfitime financiare dhe po kryejnë hakmarrje përsonale.
Mahmoud al-Musli, një i ri, i cili u raportua nga një informator i tillë, tha për Al-Monitor pas lirimit me anë të një të afërmi të tij: “Shumica e atyre që ishin të burgosur me mua, ishin marrë në bazë të informacioneve që ISIS-i kishte marrë nga informatorët sekret. ISIS-i po bëhet i varur nga këta informatorë gjithnjë e më shumë.”
Kjo listë e të burgosurve në Mosul është shumë më e gjatë se lista e atyre që kanë vuajtur nga forcat irakene të sigurisë. Për më tepër, në mungesë të ligjit, nuk ka më salla gjyqi dhe avokatë mbrojtës. Një klerik, i quajtur “gjykatësi sheriatik,” shpesh një i huaj dhe një nga elementët më radikalë të organizatës, tani vendos për dënimet e duhura.
Shtimi i arrestimeve ka rritur densitetit e burgjeve në një nivel të paparë dhe kanë vendosur nën presion ekonominë e organizatës, e cila duhet të paguajë roje në qëndrat e burgimit, hetuesit dhe ushqimin për të burgosurit, duke bërë që ISIS-i tëekzekutojë shumë të burgosur. Ka raste njerëzish të arrestuar për pirje duhani, të cilët më pas janë ekzekutuar.
Sipas dëshmitarëve që kanë folur me Al-Monitor nga Mosuli, shumica e ekzekutimeve kryhen në masë dhe në mënyrë të fshehtë. Për të rritur ndikimin e tyre, shumë prej këtyre ekzekutimeve përformohen në sheshe publike, duke e mbushur morgun e Mosulit me kufoma. Familjet e të burgosurve përfundojnë duke pritur për fëmijët e tyre në dyert e morgut e jo të gjykatës.
Njëpërson, i cili dëshiron që emri i tij të mbetet i fshehtë, foli për Al-Monitor me telefon rreth ndryshimit të gjendjes së qytetit. “Duhet ta pranojmë se ISIS-i ka pasur një mjedis të përshtatshëmnë qytet, dhe shpesh e ka paraqitur vetën si mbrojtës dhe hakmarrës për çdo sulm kundër popullsisë. Madje kujdesej për qindra familje të të burgosurve apo të të vdekurve, pavarësisht lidhjes së tyre me organizatën,” tha ai.
“ISIS-i, - vazhdoi ai – i cili e paraqiti veten si mbrojtës i Sunive, fitoi simpati dhe ishte i mirëpritur nga populli ditët e para të pushtimin të Mosulit, sidomos pasi e bëri këtë nën mbulesën e bathistëve dhe oficerëve të ushtrisë, përpara se populli të kthehej kundër tyre.” Ai tha se simpatia e sunive për ISIS-in mori fund vetëm dy muaj pas pushtimit të qytetit.
Nëj tjetër tha: “Në vetëm dy javë, ISIS-i humbi bazën e vet në Mosul, gjë që justifikon sjelljen e tij agresive kundër popullit dhe rritjen e numrit të të burgosurve dhe njerëzve të ekzekutuar.”
Ai shtoi: “Organizata zbuloi se udhëheqja ështe ndryshe nga pushtimi i një qyteti, popullsia e të cilit i kalon 2 milion banorë. T’i shtojmë kësaj edhe krimet kundër të krishterëve dhe jezidëve, shkatërrimin e tempujve, zhvendosjet, papunësinë, rënien e ekonomisë së qytetit, dyfishimin e normës së inflacionit dhe falimentimin e shumë tregtarëve. Këta faktorë kanë bërë që popullsia të ndryshojë qëndrim ngaj ISIS-it.”
Sjellja e luftëtarëve të Abu Bekr al-Bagdadit, shkelja e privatësisë së familjeve dhe vlerave fisnore nga ana e tyre, përhapja e ligjeve reaksionare dhe imponimi i një stili jetese dhe veshjeje të panjohur për popullsinë, ndryshoi edhe qytetin gjithashtu, thonë dëshmitarët.
Sipas një ish-avokati në Mosul, ISIS-i “nuk i siguroi popullsisë asnjë zgjidhje ekonomike, shoqërore apo siguri për krizën e tyre. Por vetëm e thelloi më tepër atë, ndërkohë që vetë kishte një sipërmarrje ndërkombëtare dhe rajonale. Njerëzit janë të vetëdijshëm se ata do të paguajnë për këtë, përpara anëtarëve të organizatës.”
Ai shtoi: “ISIS-i donte që t’i jepte fund çdo shprese për jetë në rast se Halifi shpartallohet. Dhe po pret kohën e duhur për të promovuar këtë ndjenjë.”
Ndërsa populli i Mosulit është dakord se ISIS-i nuk është pjesë e të ardhmes së qytetit, dhuna po rritet për shkak të bashkimit të luftëtarëve të tjerë me grupin, i cili po bën thirrje për më shumë vullnëtarë nga vende të tjera.Burimi: Al Monitor