Muslimanët, jo Kolombo, zbuluan Amerikën
Stamboll:
Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se Amerikën e zbuluan nga muslimanët në shekullin e XII-të, gati tre shekuj para se Kristofor Kolombos.
“Kontaktet midis Amerikën Latine dhe Islamit datojnë në shekullin e XII-të. Muslimanët zbuluan Amerikën në vitin 1178, jo Kristofor Kolombo”, tha kryetari në një fjalim televiziv gjatë një takimi në Samitin e Stambollit të Udhëheqësve Musliman nga Amerika Latine.
“Marinarët muslimanë mbërritën në Amerikë në vitin 1178. Kolombo përmend ekzistimin e një xhamie mbi një kodër në bregdetin kuban, tha Erdogan.
Erdogan tha se Ankaraja është edhe më e përgatitur për të ndërtuar një xhami në vendin e përmendur nga zbuluesi gjenovez.
“Do të më pëlqente të bisedoi me vëllezërit kubanezë. Një xhami do të dukej për bukuri në këtë kodër edhe sot”, tha kryetari turk.
Në librat e historisë thuhet se Kolombo zbuloi kontinentin amerikan në vitin 1492 ndërsa ai ishte duke kërkuar një rrugë të re detare për
në Indi.
Një pakicë e vogël e dijetarëve muslimanë kanë sugjeruar së fundi një prani muslimane të mëparshme në Amerikë, edhe pse asnjë objekt i rrënuar islam para-kolumbian nuk është zbuluar.
Në një artikull të kundërthënës i botuar në në vitin 1996, historian Youssef Mroueh i referohet hyrjes të një ditari të Kolombos ku përmend një xhami në Kubë. Por pasazhi është kuptuar gjerësisht si një referencë metaforike, në formën e pejsazhit.