Siria

Bagdadi: Shteti Islamik do të luftojë deri në njeriun e fundit

Lideri i grupit teror të Shtetit Islamik, Ebu Bekr el-Bagdadi.
Lideri i grupit teror të Shtetit Islamik, Ebu Bekr el-Bagdadi.

Bejrut:

Kreu i grupit ekstremist të Shtetit Islamik ka thënë se do të luftojmë deri në njeriun e fundit.

 

Komentet nga kreu i grupit militant, Ebu Bekr Bagdadi, erdhën në një deklaratë në audio, e para deklaratë pasi që aleanca e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filloi sulmet ajrore kundër grupit ekstremist të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri. 

 

Në deklaratë, të lëshuar të enjten në rrjetet e mediave sociale, ai thotë se luftëtarët e tij nuk do të largohet nga lufta, edhe në qoftë se vetëm një ushtar mbetet.

 

Regjistrimi i shfaqur është autentik dhe zëri i tij është i njëjtë me regjistrimet e mëparshme të publikuara nga grupi.

 

Deklarata e Bagdadit erdhi pasi u përhapen thashethemet se ai ishte plagosur në një sulm ajror. Nuk ishte e qartë nëse regjistrimi është bërë para apo pas incidentit.

 

Ai tha, gjithashtu, se  fushata ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër grupit të tij në Siri dhe Irak po dështonte.

 

Pavarësisht kësaj fushate-kryqëzate, të ashpër dhe të rëndë, ajo është dështimi më i madh. Ne e shohim Amerikën dhe aleatët e saj të frikësuar, të dobët, të pafuqishëm dhe të dështuar.

 

Fjalimi nuk ka datë, por ka një referencë për një njoftim të datës 7 Nëntor 2014 të kryetarit amerikan, Barack Obama, për miratimin  e dërgimin e deri në 1.500 trupave amerikane në Irak.

 

O ushtarë të  Shtetit Islamik ... shpërtheni  si vullkane të xhihadit kudo. Ndriçoni tokën me zjarr kundër të gjithë diktatorëve, tha Bagdadi.