Kryetari i Irakut së shpejti në vizitën e parë në Turqi
Kryetari pritet të diskutojë marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Irakut, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare.
Kryetari i Irakut, Muhammed Fuad Masum do të vizitojë Turqinë për herë të parë së shpejti për të rritur marrëdhëniet e ndërsjellta, tha për Agjencisë Anadolu, ndihmësi i kryetari të Irakut, të premten.
Data e saktë e vizitës ende nuk është caktuar.
Muhammed Fuad Masum do të vizitojë Ankaranë për të diskutuar lidhjet e ndërsjellta, si pjesë e turneut të tij rajonal, tha Nasir al-Ani nga zyra e presidentit irakian.
Vizita rajonale do të përfshijë Iranin dhe vende të tjera.
Vizita e parë zyrtare nga një përfaqësues i qeverisë së re të Irakut në Turqi erdhi kur Ministri i Jashtëm i Irakut, Ibrahim Al-Xhaafari mbërriti në Ankara më 5 nëntor 2014.
Muhammed Fuad Masum është kryetari i shtatë i Irakut, i cili është në detyrë që nga muaji gushti, 2014.