Palestine

1300 palestinezë të arrestuar që nga muaji qershor

Forcat e regjimit sionist kanë arrestuar të paktën 1.300 palestinezë që nga muaji qershor në Jerusalemin Lindor (El-Kuds) thotë Klubi i të Burgosurve Palestinezë ( PPC-Palestinian Prisoners’ Club).

 

Sipas Klubit të të  Burgosurve Palestinezë, mbi 40 për qind e të burgosurve ishin të mitur nën moshën 18 vjeç, njoftoi media palestineze të dielën.

 

Të arrestuarit ishin, në shumicën e rasteve, të ngarguar me akuza se kanë hedhur gurë, fishekzjarre, dhe kokteje molotov në objektivat izraelite.

 

Regjimi izraelit urdhëroi disa prej të burgosurve të paguajnë gjoba, ndërsa të tjerët me urdhëra janë depërtuar ose vënë nën arrest shtëpiak.

 

Ndërkohë, Mufid al-Haxh, një avokat për Klubin e të  Burgosurve Palestinezë, tha se numri i arrestimeve, jo vetëm është rritur, por janë rritur edhe dënimet për palestinezët, madje edhe më të rrepta.

 

Kabineti izraelit kohët e fundit ka miratuar një mocion që lejon një dënim me burgim deri në 20 vjet për palestinezët të cilët hedhin gurë apo objekte të tjera kundër izraelitëve dhe automjeteve të tyre.

 

Më parë, në muajin tetor, në një intervistë me Press TV, Kadura Fares  nga Klubi e të  Burgosurve Palestinezë, ka kritikuar Izraelin për  arrestimet e shumta në Bregun e pushtuar Perëndimor, duke thënë se fushata e arrestimeve është pjesë e luftës së regjimit sionist kundër popullit palestinez.

 

Raportet thonë se mbi 7.000 palestinezë po mbahen në burgjet izraelite. Rreth 2.000 të burgosurve palestinezë janë arrestuar gjatë disa muajve të fundit.

 

Më 26 shtator 2014,  Qendra Ahrar për Studime rreth të Burgosurve  tha se regjimi i Tel Avivit mbante 540 palestinezë në burgje, pa gjyq, duke treguar një rritje në numrin e këtyre rasteve gjatë gjashtë viteve të fundit.