Festivali i 29-të për Kur’an hapet në Isfahan
Edicioni i 29-të i Fesivalit Kombëtar për Kur’an për studentë në Republikën Islamike të Iranit u përurua me një ceremoni të mbajtur të martën natën në qytetin qendror, në Isfahan.
Festivali përmban gara në fusha të ndryshme, duke përfshirë këndimin dhe mësimin përmendësh të Kur'anit, thirrjen e Ezanit, recitimit të lutjeve, histori islame, Kaligrafi Kur'anore, dhe Arte Kur'anore.
Më shumë se 400 studentë universitarë nga krahina të ndryshme të vendit janë duke marrë pjesë në këtë ngjarje kombëtare Kur’anore, ku do të kandidojnë deri ditën e premte, më 14 nëntor 2014.
Duke iu drejtuar të pranishmëve në ceremoninë e hapjes, Mehdi Yusefi, kancelari i Universitetit Pajame Nur në Isfahan, që është mikpiritës i Festivalit, përshëndeti të pranishmit dhe tha se universiteti është krenar që është në rrugën e shërbimit të Kur’anit të Shenjtë.
Mesazhet nga Ajetullah Xhevad Amoli dhe Mazaheri u lexuan pas ceremoninë.
Festivali, gjithashtu, përfshin një ekspozitë ku janë të paraqitura aktivitetet Kur'anore dhe arritjet e studentëve në universitetet e vendit.