Uthman Taha në moshën 80 vjeçare vazhdon Kaligrafinë Kur'anore
Kaligrafi i njohur në Botën Islame, Uthman Taha, i cili tani është në moshën 80 vjeçare është ende entuziast në lidhje me kaligrafinë e Kur'anit.
Në një intervistë me të përditshmen al-Ahram, Uthman Taha, lindur në Siri, tha se çdo herë që ai përfundon dorëshkrimin e një kopjeje me dorëshkrim të Kur'anit, Mushafit, ai mallëngjehet për të filluar sërish një kaligrafi tjetër të Kur'anit.
Një kaligraf i Kur’anit duhet të ketë një lidhje me Kur'anin që nga fëmijëria e hershme, të mësojë leximin e Kur’anit, të mësojë Kur'anin përmendësh dhe, gjithashtu, të kenë njohuri për gjuhën arabe, tha Uthman Taha për të përdishmen e Muhammed al-Magribiut, Al-Ahram.
Ai tha se është aspiratë e madhe e çdo kaligraf për të shkruar ajetet e Kur’anit, për të treguar kulmin e talentin e tij artistik, si dhe për të treguar modestinë e tij dhe nënshtrimin ndaj Zotit.
I lindur në një fshat kurd afër Halebit, Siri, në vitin 1934, Uthman ibn Abduh ibn Husein ibn Taha, është bërë i famshëm për Kur’anët, Mus'hafët, e tij, që janë më shumë se 200 milionë kopje të cilat janë shpërndarë në mbarë botën.
Ai së pari ka filluar kaligrafinë e një Kur’ani në vitin 1970 për Ministrinë e Çështjeve Fetare të Sirisë. Pastaj shkoi në Arabinë Saudite dhe në vitin 1988 filloi kaligrafin e Kur’anit në Medine, e cila e bëri shumë të famshëm.
Kaligrafia e bukur e Kur’anit, e qartë, e lehtë për t’u lexuar, me stilin e kaligrafisë që përdori në Medine, Kur’ani i njohur si Mus'haf al-Texhwid, është përdorur edhe si një kopje e njohur komerciale.
Në 2013, emri i tij ishte përfshirë në listën e ”Muslimanëve më me ndikim në Botë.”