Siria

Skenari i Homsit për Halepin

Qyteti sirian i Homsit ka përjetuar disa nga rrënime më të mëdha gjatë konfliktit nga koha kur shpërtheu lufta në vitin 2011. Ushtria siriane ka marrë kontrollin e qytetit Homs gjatë këtij viti pasi që grupet e fundit të kryengritësve sirian janë tërhequr nga qyteti. Homsin gjatë ditës së djeshme e ka vizituar përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

 

De Mistura gjatë vizitës qytetit të Homsit në kuadër të turneut të tij në Siri, është takuar me guvernatorin Talal al Barazin dhe zyrtarët lokal. Gjatë vizitës në Homs ai ceku se po përpiqet të gjejë zgjidhjen politike për konfliktin në Siri, gjersa guvernatori Barazi ka theksuar se pushtetarët sirian janë duke punuar me gjithë forcë sa i përket atyre që të ndalen militantët për të rikthyer sigurinë në vend. De Mistura ceku se duan zgjidhje politike paqësore. Ky qëndrim është në përputhje të plotë me deklaratat e kryetarit amerikan Barcak Obama, nëse merret si reference fjalimi i tij gjatë sesionit të sivjetshëm të kuvendit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në New York.

 

“Ne besojmë që zgjidhja për Sirinë është politike, e jo ushtarake, ka thënë  Staffan de Mistura para gazetarëve në Homs, me ç’rast fjalë për fjalë ka përsëritur atë çfarë kohë më pare ka deklaruar kryetari amerikan Barack Obama. Para vizitës Homsit, përfaqësuesi special i Kombeve të Bashkuara për Siri në Damask është takuar edhe me kryetarin sirian Bashar al Asadin gjatë së cilës edhe shpalosi planin për përfundimin e konfliktit në Halep, qytetin më të madh sirian.

 

Është e dukshme se Staffan de Mistura gjatë këtyre ditëve është shumë aktiv në ofrimin e zgjidhjes për përfundimin e konfliktit në Siri dhe sigurisht ekziston arsyeja pse ka vendos zë zgjedh për vizitën e tij bash qytetin e Homsit. Në të vërtet beteja për Homsin ka mund të zgjas shumë më tepër po të mos arrihej marrëveshja, mbrapa kuloarëve, në mes forcave qeveritare dhe kryengritësve të cilët më në fund në mënyrë vullnetare u tërhoqën nga pozitat e tyre brenda qytetit, pas së cilës hynë forcat siriane në qytet dhe rimorën kontrollin mbi tërë qytetin e Homsit.

 

Përsëritja e skenarit të tillë edhe për Halepin është  e dukshme për të cilin edhe de Mistura mendon, ndërsa Damasku porositi se është i gatshëm të shqyrtojë planin e tij duke marr parasysh se çështja e Homsit është zgjidhur me një marrëveshje e cila ishte e kënaqshme për ta.