Suudi Arabie

Uniteti i muslimanëve në varrimin e viktimave të terrorit

Në fot. Princi Muhammed bin Naif, Ministër i Brendshëm, ulur në mes, me të pranishmit e shërbimit funeralit të të vrarëve në sulmin terrorist.  (SPA)
Në fot. Princi Muhammed bin Naif, Ministër i Brendshëm, ulur në mes, me të pranishmit e shërbimit funeralit të të vrarëve në sulmin terrorist. (SPA)

Qindra përcjellës të xhenazeve, sunni dhe shi’i, marshuan nga e gjithë Mbretëria Saudite drejt Al-Dalwa-s të premten pasdite për të marrë pjesë në varrimin e dëshmorëve, të cilët u vranë të hënën në mbrëmje në një sulm terrorist.

 

Abdul Rahim Bou Hamsin, një nga organizatorët e varrimit, tha se kishte marrë telefonata të shumta nga njerëzit që dëshironin për të treguar solidaritet me familjet e viktimave.

 

Njerëzit të ndryshëm, përfshirë personalitete dhe politikanë thërrisnin nga Riadi, Qassimi, Haili dhe Xheddah duke thënë se dëshironin të marrin pjesë në funeral, tha ai.

 

Të gjithë konfirmuan se ata do të vijnë për të shprehur ngushëllimet dhe respektin e tyre për këto viktima.Të shtunën, Gjeneral Major  Mansour Al-Turki, zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, tha se numri i përgjithshëm i të dyshuarve të arrestuar, për këtë rast, deri më tani është 33.

 

Fushata e sigurisë është ende në zhvillim e sipër, tha ai, duke shtuar se policia do të njoftojë për rezultatet e hetimit së shpejti.