Evropa mejdan i konflikteve politike
Politika perëndimore karshi Rusisë nën udhëheqjen e Uashingtonit ka sjell gjer te kriza momentale, në rast se konfrontimet vazhdojnë, Evropa do të dobësohet dhe do të bëhet e parëndësishme, paralajmëroi ish udhëheqësi sovjetik, Mihael Gorbaçovi.
Duke folur me rastin e njëzetepesëvjetorit të rrënimit të murit të Berlinit në Berlin, ai i bëri thirrje udhëheqësve perëndimor që të zvogëlojnë tensionet, dhe të takohen me Rusinë në gjysmë rruge për të kapërcyer hendekun e rilindur. Gorbaçovi ka thënë se ” krerët e botës perëndimore, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, të ngarkuar me euforinë dhe triumfin, kanë futur politikën antiruse e cila në fund ka sjell krizën e tanishme aktuale”.
“Duke shfrytëzuar dobësinë e Rusisë si dhe deficitin e kundërpeshës, kanë marrë monopolin mbi dominimin dhe udhëheqjen botërore. Kanë refuzuar të udhëheqin me kujdes, të cilët shumë të pranishmit këtu me kohë kanë tërheq vërejtjen. Ngjarjet në disa muajtë e fundit janë pasojë e politikës shkurtpamëse me të cilin janë përpjek të imponojnë dëshirën e njërës palë, duke mos marrë parasysh dhe duke injoruar interesat e partnerit”, tha Gorbaçovi. Ish udhëheqësi sovjetik ka cek edhe shembujt e politikës së tillë: zgjerimi i aleancës së NATO-së, futja e mbrojtjes antiraketore, intervenimi ushtarak në ish Jugosllavi dhe Irak, përkrahje shkëputjes së Kosovës, marrëdhënia përball Sirisë dhe të tjerë. Kriza në Ukrainë është ”lythi i cili po shndërrohet në plagën gjakrrjedhëse”, deklaroi Gorbaçovi. Evropa është ajo e cila vuan dëmin më të madh në situatën e tanishme.
“Në vend se të shndërrohet në udhëheqësin i cili sjell ndryshime politike, Evropa është shndërruar në mejdanin e ndryshimeve politike, të garimit për sferat e ndikimit dhe në fund të konfliktit ushtarak. Nga këto pasoja ajo po dobësohet, gjersa fuqitë tjerë të fuqishëm po përfitojnë nga momenti. Në rast se kështu vazhdon, Evropa dalëngadalë do të humb zërin në botë për çështjet politike dhe do të bëhej e parëndësishme”, deklaroi Gorbaçovi.
Ajo që duhet bërë tani është qetësimi i retorikës perëndimore antiruse dhe kërkimi i pikave të harmonizimit të marrëdhënieve.”Përvoja ime nga vitet e tetëdhjeta të shekullit të kaluara flet se neve konfliktet e pazgjidhura më të rënda i kemi zgjidhur nëse ekziston vullneti politik dhe prioritetet janë vendosur në mënyrë të drejtë”, tha ai. Ka provuar të bind të mbledhurit të pranishëm se Rusia është e gatshme të jap pjesën e saj në këtë çështje, dhe si shembull ka cek fjalimin e presidentit Putin në forum.
“Përkundër kritikave të forta drejtuar perëndimit, veçanërisht SHBA-ve, në fjalimin e tij shoh dëshirën që të gjendet rruga kah qetësimi i tensioneve, dhe në fund të ndërtohet baza për partneritet”, ka thënë Gorbaçovi.
Sipas Gorbaçovit Ukraina është vendi i konfliktit aktual në mes Rusisë dhe perëndimit, por mund të jetë edhe vendi i pajtimit. Ai bëri apel në palët në konflikt që të bashkojnë forcat dhe ndihmojnë Ukrainën të kapërcejë pasojat e luftës qytetare me të cilin është ballafaquar. Duke vështruar afatgjatë sistemit evropian të sigurisë i nevojitet reforma, sepse me zgjerimin e aleancës së NATO-së dhe politikave mbrojtëse aktuale, Evropa nuk po arrin të përfitojë rezultatet pozitive. Kjo do të kërkojë riparimet brenda Organizatës për bashkëpunim dhe sigurinë evropiane, e cila në formën e tanishme nuk po mund të ballafaqohet me detyrën e dhënë.
“Po të ishte krijuar një mekanizëm i tillë i sigurisë skenari më keq në Ukrainë do të kishte mundur të marr kahjen e kundërt nga kjo që është tani” ka thënë Gorbaçovi.