Suudi Arabie

Arabia Saudite akuzon al-Kaidën për sulmin kundër shi’ive

Autoritetet saudite kanë akuzuar militantët e al-Kaidës për sulmin e fundit kundër një grupi të muslimanëve shi’itë, pjesë në një ceremoni që shënonte përvjetorin e martirizimit të Imam Husseinit (a.s.), në  Provincën Lindore. 

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Saudite, Gjenerali Mansur al-Turki, tha për mediat të mërkurën se sulmuesit ishin pasuesit e ideologjisë devijante, një term që përdoret shpesh në Arabinë Saudite për të përshkruar al-Kaedën.

 

Më 3 nëntor 2014, persona të armatosur të maskuar sulmuan një procesion të përkujtimit për Imam Husejnin në fshatin e al-Dalvah në rrethin el-Ahsa të Provincës Lindore, dhe hapën zjarr, ndërsa populli ishte duke respektuar Ashuren, ditën e 10 të muajit Muharrem, sipas Kalendarit Hënor të Hixhretit.

Tetë musliman shia, përfshirë edhe fëmijë, u vranë dhe dhjetëra të tjerë pësuan lëndime nga sulmi terrorist.

 

Sulmi ndaj  muslimanëve shi’i në përkujtim të Imam Husejnit në Dalvah vjen ndërsa zyrtarët sauditë nuk tregojnë aspak tolerancë ndaj demonstratave anti-qeveritare në mbretërinë e pasur me naftë, dhe i shtypin me dhunë protestat e tilla.

 

Organizatat Ndërkombëtare për të të Drejtave e Njeriut kanë kritikuar Arabinë Saudite për dështimin për të trajtuar gjendjen e të drejtave në Mbretërinë Saudite. Ata thonë se Arabia Saudite ka zbatuar vazhdimisht politika represive për të shtypur lirinë e shprehjes, të shoqatave dhe tubimeve.

 

Aktivistët thonë se ka mbi 30.000 të burgosur politikë në Arabinë Saudite.